Mbështetja për Ukrainën, Evropa tejkalon SHBA-në - Kryeson shpenzimet për armatime, kontrata me industrinë e mbrojtjes
Në maj dhe qershor të vitit 2025, vendet evropiane vazhduan të mbajnë një nivel të lartë mbështetjeje për Ukrainën, veçanërisht në ndihmën ushtarake. Një pjesë e konsiderueshme e armëve të dërguara nuk vjen më nga rezervat ekzistuese, por sigurohet direkt nga industria e mbrojtjes. Kjo do të thotë se Evropa ka kaluar Shtetet e Bashkuara për nga volumi total i ndihmës ushtarake që nga fillimi i luftës. Sipas përditësimit të fundit të Ukraine Support Tracker, grupi G7 ka alokuar së fundmi rreth 6.3 miliardë euro ndihmë financiare.
Për herë të parë që nga fillimi i administratës Trump, Shtetet e Bashkuara miratuan në maj eksportet e mëdha të armëve për Ukrainën, por jo si ndihmë ushtarake. Këto janë shitje që Kievi duhet t’i financojë vetë. Ndërkohë, shtetet evropiane vazhduan mbështetjen për Ukrainën: Gjermania alokoi një paketë ndihme ushtarake prej 5 miliardë eurosh, ndihma bilaterale më e madhe e këtij përditësimi. Pas saj erdhi Norvegjia me 1.5 miliardë euro, Belgjika me 1.2 miliardë euro, ndërsa Holanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka secila alokuan midis 500 dhe 600 milionë euro.
Nga 10.5 miliardë euro ndihmë ushtarake evropiane të alokuara në maj dhe qershor 2025, të paktën 4.6 miliardë euro janë dedikuar për kontrata blerjeje me kompani të industrisë së mbrojtjes, në vend që të nxirren nga rezervat ekzistuese. Këto kontrata u janë dhënë kryesisht firmave me bazë në Evropë dhe Ukrainë, duke treguar rolin në rritje të prodhimit të mbrojtjes në ndihmat ushtarake.
Që nga fillimi i luftës deri në qershor 2025, Evropa ka alokuar të paktën 35.1 miliardë euro ndihmë ushtarake përmes blerjeve nga industria e mbrojtjes, 4.4 miliardë euro më shumë se Shtetet e Bashkuara.
Mbështetja financiare për Ukrainën bazohet kryesisht në mekanizmin e huasë ERA (Extraordinary Revenue Acceleration). Kjo iniciativë, e nisur nga G7 dhe Komisioni Evropian, i ofron Ukrainës gjithsej 45 miliardë euro hua, të financuara nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse. Në maj dhe qershor, BE shpërndau 2 miliardë euro, Kanadaja kontribuoi me 1.5 miliardë euro, kurse Japonia rreth 2.8 miliardë euro.

Evropa reagon pas takimit në Shtëpinë e Bardhë - Liderët e fuqive të mëdha, optimistë për arritjen e armëpushimit në Ukrainë
Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, liderët evropianë shfaqën optimizëm të moderuar se Presidenti amerikan Donald Trump po përparon në përmbushjen e premtimit......

ChatGPT, 2 miliardë USD në dy vjet - Aplikacioni gjeneron rreth 3 dollarë për çdo instalim në telefon
Aplikacioni telefonik i ChatGPT ka gjeneruar 2 miliardë dollarë në shpenzime nga konsumatorët që nga hyrja në treg në vitin 2023, duke fituar mesatarisht......

“SHBA, pjesë e garancive të sigurisë” - Trump siguron Zelenskyy për angazhimin amerikan në Ukrainë
Ndërsa bota mbante frymën për të ndjekur ritakimin Donald Trump–Volodymyr Zelenskyy në Zyrën Ovale, me liderët e BE-së që ndiqnin ngjarjen nga prapa dyerve,......

Njoftim për Urën autohekurudhore të Milotit/ ARRSH: Përfundon projekti për ndërhyrje emergjente!
Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, përfunduan në një kohë të shkurtër hartimin e projektit për......

“Trenat elektrikë vijnë në 2027-ën” - Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, nis ndërtimi i stacioneve
Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve......

Turizmi, me bilance pozitive/ Rritje me 38.2% e netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese
Turizmi në Shqipëri po përjeton një zhvillim të vazhdueshëm, duke tërhequr një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh nga rajoni, Europa dhe vende të......

Ligji i ri për koncesionet dhe PPP-të - Përzgjedhja nga një komision i posaçëm, monitorimi nga Njësia e Zbatimit të Kontratës
Ligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” pritet të ndryshojë duke sjellë parashikime të reja ligjore. Projektiligji është depozituar në......

Kosova e Greqia shtyjnë eksportet përpara/ Defiçiti tregtar ulet me 5.8% në 7 muajt e parë të vitit
Përgjatë muajit korrik të këtij viti, eksportet shqiptare kanë shënuar sërish një ecuri pozitive, duke arritur në vlerën e 35 miliardë lekëve, me një rritje......