Bota Postuar më 29 Gusht 2026, 11:09

Marreveshje historike e naftës SHBA-Venezuelë - 100 mld USD investime private. Do të gjenerojë mbi 209 mld USD të ardhura

Nga Dorian Koça

Marreveshje historike e naftës SHBA-Venezuelë - 100 mld USD investime

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje për të marrë kontrollin e një pjese të rezervave të mëdha të naftës në Venezuelë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo kanë hyrë në një marrëveshje me Venezuelën, më e madhja e naftës në historinë botërore!”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Ai shtoi se kjo do të ishte "pa asnjë kosto për taksapaguesin amerikan".

Presidentja e Venezuelës, Rodruiguez e mirëpriti marrëveshjen "historike" që sipas saj “do të kishte një ndikim të rëndësishëm në rilindjen e kombit tonë”. Ajo tha se kjo do të sillte 100 miliardë dollarë investime private dhe do të gjeneronte më shumë se 209 miliardë dollarë të ardhura tatimore për thesarin.

Pak detaje u sqaruan në njoftimin fillestar të Trump, por marrëveshja premton të dyfishojë përfundimisht rezervat e naftës amerikane në një kohë kur rezerva strategjike e naftës është në nivelin më të ulët në 40 vjet. Trump tha se marrëveshja do të mbulonte 65 miliardë fuçi naftë - pak më shumë se një e pesta e rezervave të provuara të vendit.

Marrëveshja do të siguronte "rezerva të qëndrueshme dhe naftë me kosto të ulët" për SHBA-në, ndërsa do të nxiste gjithashtu "rindërtimin e ekonomisë së Venezuelës".

Marrëveshja vjen gati nëntë muaj pasi forcat amerikane rrëzuan dhe rrëmbyen udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro. Që atëherë, dhe nën presion të madh, Rodriguez ka ndërmarrë hapa për të hapur sektorin e naftës së Venezuelës për investimet amerikane.

Venezuela ka rezervat më të mëdha të provuara të naftës në botë, që arrijnë në total 303 miliardë fuçi. Por prodhimi ka mbetur prej kohësh prapa vendeve të tjera kryesore prodhuese të naftës për shkak të keqmenaxhimit kronik, infrastrukturës në rënie dhe sanksioneve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat