Bota Postuar më 17 Janar 2026, 10:15

Marketingu 2026: Sfida e inteligjencës artificiale/ Ekspertët: Algoritmet po prodhojnë volum dhe jo vlerë

Nga Scan TV

Marketingu 2026: Sfida e inteligjencës artificiale/ Ekspertët:

Industria globale e marketingut po hyn në vitin 2026 në një fazë të re polarizimi, e shtyrë fuqishëm nga inteligjenca artificiale. Kështu vlerëson një analizë e publikuar nga Marketing Dive, e cila identifikon disa nga pikat kryesore që do të formësojnë vitin në vijim. Sipas analizës, fushata e balancuar mes dy formulave, asaj tradicionale dhe digjitale po bëhet gjithnjë e më e padukshëm. Nga njëra anë, brendet dhe agjencitë po lëvizin drejt modeleve tw shërbimeve të personalizuara, ndërsa nga ana tjetër po rriten zgjidhjet e ndërtuara me AI. Hapësira tradicionale në mes po tkurret, si në modele biznesi, ashtu edhe në përmbajtje kreative.

Pse po ndodh kjo? Rritja e shpejtë e AI gjenerative ka ulur barrierat e prodhimit të përmbajtjes, por njëkohësisht ka krijuar uniformitet. Ekspertët paralajmërojnë se algoritmet po prodhojnë volum, jo domosdoshmërisht vlerë. Si reagim, disa marka po zgjedhin komunikim më provokues dhe më autentik për të thyer monotoninë.

Megjithatw nw vitin 2026, AI pritet të përdoret masivisht në prodhimin e përmbajtjes, planifikimin e fushatave dhe analizën e audiencave. Por kjo rrezikon të prodhojë përmbajtje të njëtrajtshme dhe pa identitet të qartë.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me ndryshimet demografike. Brezi Gen Alpha, edhe pse ende shumë i ri në moshë, tashmë po konsiderohet seriozisht në strategjitë e marketingut, për shkak të ndikimit të tij në vendimet e blerjeve dhe konsumit. Paralelisht, investimet në krijues marketing (influencers) pritet të rriten, me theks të veçantë te krijuesit e vegjël, në vend të ndjekjes së shifrave të mëdha të audiencës.

Viti 2026 pritet të jetë një vit vendimtar për marketingun, ku teknologjia, ekonomia dhe ndryshimet shoqërore po e shtyjnë industrinë drejt zgjedhjeve më të qarta. AI mbetet mjet strategjik, e jo zëvendësim i mendimit krijues.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat