Mallrat kineze “pushtojnë” Gjermaninë - Dërgesat nga Pekini dyfishohen në raport me importet e tjera
Mallrat kineze po zhvendosen në mënyrë të konsiderueshme drejt Gjermanisë, teksa tarifat e vendosura nga SHBA po ndikojnë rrjedhën globale të tregtisë, sipas një studimi të Institutit për Kërkime të Punësimit.
Në shtatë muajt e parë të vitit 2025, dërgesat nga Kina në Gjermani u rritën me 10.5%, duke arritur në 97.6 miliardë euro, ndërsa importet totale u rritën me vetëm 4.9% gjatë të njëjtës periudhë, duke kapur shifrën e rreth 796.6 miliardë eurove.
Sipas analizës, që mbulon periudhën nga tetori deri në qershor, të dhënat tregojnë një zgjerim prej 91% të importeve të bakrit nga Kina, 24% në sektorin e veshjeve dhe 12% për lodra, lojëra dhe pajisje sportive.
“Ende nuk jemi përballur me një valë të përgjithshme të mallrave kineze. Megjithatë, ka disa kategori produktesh ku efektet janë të dukshme,” shpjegojnë ekspertët.
Si rezultat i tarifave amerikane ndaj mallrave kineze, kompania konsulente Aevean raportoi se në maj 2025, vlera e dërgesave kineze elektronike drejt SHBA-së u tkurr me 43% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Për këtë arsye, shumë prodhues kinezë po orientojnë mallrat drejt Europës, çka mund të jetë një lajm i mirë për konsumatorët gjermanë.
“Mallrat mund të blihen më lirë për shkak të rritjes së ofertës nga produktet që nuk po shiten më në SHBA. Konsumatorët vendas përfitojnë nga kjo pasi paguajnë më pak,” shpjegojnë analistët.
Megjithatë, autorët e studimit paralajmërojnë se rritja e importeve nga Kina mund të shtojë konkurrencën për çmimet në Gjermani dhe të ulë fitimet, veçanërisht në sektorët ku prodhuesit kinezë kanë kosto më të ulëta strukturore.

BERZH mbështet inovacionin energjetik në Serbi - 9 milionë euro financim për të zhvilluar sistemin inteligjent të matjeve
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Fondi i Zgjerimit të Ndërmarrjeve II (ENEF II) kanë vendosur të mbështesin kompaninë serbe Meter &......

Më pak qytetarë deklarojnë të ardhurat nga qiratë - Mbi 71 mijë tatimpagues në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar
Në Maqedoni, gjithnjë e më shumë njerëz po investojnë në apartamente, ambiente biznesi, garazhe, tokë dhe lloje të tjera të pasurive të paluajtshme dhe të......

Larry Ellison rrëzon nga froni Elon Musk, shton 101 miliardë dollarë pasuri në 24 orë
Shtyhu pak Elon Musk, Larry Ellison është tashmë personi më i pasur në botë. Bashkëthemeluesi i kompanisë Oracle i jep fund mbretërimit 300 ditor të Elon......

Vendimet e qeverisë/ Ermal Shena emërohet drjetor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin
Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin e Ermal Shenës si drejtori i ri i Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, duke u liruar nga......

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen projektligjet për grantin e hekurudhës së Korridorit VIII dhe menaxhimin e mbetjeve
Qeveria shqiptare ka miratuar sot në mbledhjen e saj 2 projektligje të rëndësishme. Projektligji i parë ka të bëjë me grantin e BEI për ndërtimin e......

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?
Sipas një raporti të kohëve të fundit nga Financial Times, holandezët nuk e miratuan me ligj një javë pune katër-ditore – ata u futën në të, falë dekadave të......

Maqedonia e Veriut, Banka Popullore përgjysmon tarifat e pagesave elektronike për qytetarët
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, njoftoi se ka vendosur uljen e tarifave bankare për pagesat elektronike. Vendimi është argumentuar me rritjen e......

Paga mesatare në vend u rrit me 11.7%/ Financat dhe IT iu sigurojnë qytetarëve rrogat më të larta
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, paga mesatare në vend arriti 83,906 lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 11.7% krahasuar me të njëjtën......