Luhatje e përgjithshme, çmimet e arit dhe argjendit shënuan rënie të fortë

Në orët e para të tregtimit në SHBA, çmimi i argjendit u ul me rreth 15 për qind, duke zbritur në afërsisht 98.66 dollarë për ons dhe duke rënë sërish nën kufirin psikologjik prej 100 dollarësh. Ndërkohë, ari humbi rreth 7 për qind të vlerës, duke u tregtuar në nivelin 5,009.46 dollarë për ons.
Rënia u reflektua edhe në tregun e kontratave të së ardhmes. Kontratat e arit me maturimin më të afërt në New York ranë me 5.5 për qind, ndërsa kontratat 'futures' të argjendit me dorëzim në muajin shkurt pësuan një ulje prej 11 për qind.
Presioni i shitjeve u shtri edhe në metalet e tjera të çmuara - Platini në tregu ra me mbi 14 për qind, ndërsa Paladiumi humbi gati 12 për qind të vlerës.
Këto zhvillime patën ndikim të ndjeshëm edhe në bursat botërore, shkruan CNBC.
Në Evropë, indeksi rajonal Stoxx 600 Basic Resources, që ndjek performancën e kompanive minerare më të mëdha në kontinent, ishte në rënie me 3.2 për qind gjatë tregtimit të mëngjesit. Goditja u reflektua edhe te aksionet individuale. Fresnillo, prodhuesi më i madh i argjendit në botë i listuar në Bursën e Londrës, regjistroi një rënie prej 7 për qind.
Ndërkohë, në tregtimin para hapjes në Wall Street, aksionet e Endeavour Silver ranë me 14.7 për qind, ndërsa First Majestic Silver me 14.4 për qind.
Rënie të ndjeshme pësuan edhe fondet e tregtuara në bursë (ETF) të lidhura me argjendin. ProShares Ultra Silver u ul me 25 për qind para hapjes së tregut, ndërsa iShares Silver Trust ETF humbi 12.7 për qind.
Pavarësisht rënies së fundit, ari dhe argjendi kapën nivele rekord gjatë vitit 2025, me rritje vjetore prej 65 për qind për arin dhe 150 për qind për argjendin. Trendi rritës ka vijuar edhe në vitin 2026: që nga fillimi i vitit, argjendi është rritur me 37 për qind, ndërsa ari me 15.4 për qind.
Tregu i sigurimeve në zgjerim, rritja e përgjithshme në vitin 2025 ishte mbi 10 për qind
Në vitin 2025 tregu shqiptar i sigurimeve është zgjeruar me më shumë se 10 për qind. Kjo del nga statistikat e publikuara sot nga Autoritetit të Mbikëqyrjes......
Ministri Salla në Divjakë: Pas kërkesave, plani i mbështetjes për fermerët po rishikohet
Në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ministri......
Punësimi i të huajve, AKPA: Ja si duhet të veprojnë kompanitë për të marrë miratimin
Agjencia Kombëatre e Punësimit dhe aftësive për tu ardhur në ndihmë të gjithë kompanive shqiptare që kanë interes për të punësuar të huaj, ka publikuar......
Prodhimet ushtarake në Kosovë, dy kompani, një dron dhe shumë dyshime
Pretendimet e dy kompanive nga Gjilani - “Future Minds Academy” dhe “Miga Skyshield” - se droni kamikaz “Skifteri K1” është prodhim i tyre, u shoqëruan me......
Mbajtja e reserves valutore, a është ari gjerman ende i sigurt në SHBA?
Në kohë krize, shumë investojnë në ar. Si bankat qendrore ashtu edhe qeveritë mbajnë ar si rezerva. Gjermania, për shembull, ka rezervat e dyta më të mëdha......
Luhatjet e tregut të valutave, a është dollari i dobët rrezik për Europën?
Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit 2025. Vitin e kaluar monedha......
Ndihmë e shpejtë për përmbytjet, Gjermania financim për 400 familje në Durrës
Pas përmbytjeve të rënda të javëve të kaluara, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania ka vënë në dispozicion në mënyrë të menjëhershme 250.000 paund për......
Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit - Ibrahimaj: Përmirësojmë kushtet në shkollat profesionale
Pasuritë e përfituara nga aktivitete kriminale po kthehen në shërbim të komunitetit dhe arsimit profesional. Në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz, më e......


