Bota Postuar më 28 Mars 2026, 13:31

Lufta në Iran, tjetër përplasje Trump-Merz/ Merz: Kam dyshime serioze se ekziston një strategji dalje

Nga SCAN TV

Lufta në Iran, tjetër përplasje Trump-Merz/ Merz: Kam dyshime

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar kancelarin gjerman Friedrich Merz për mungesën e ndihmës në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Në një konferencë në Miami të Floridës, Trump fillimisht sulmoi aleatët e NATO-s, Francën dhe Britaninë e Madhe, dhe më pas e ktheu vëmendjen tek Gjermania: Kancelari gjerman tha: 'Kjo nuk është lufta jonë'". Trump shtoi se, atëherë, as lufta në Ukrainë nuk është lufta e SHBA-së.
Një ditë më parë, Trump e kishte kritikuar po ashtu Gjermaninë, duke u shprehur, se e konsideron "të papërshtatshme" që pala gjermane kishte deklaruar: "Kjo nuk është lufta jonë". Megjithëse, Trump nuk përmendi askënd konkretisht, duket se ia atribuoi deklaratën Kancelarit të Gjermanisë. Por fraza fillimisht erdhi nga Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius. Merz vetëm bëri së fundmi një deklaratë të ngjashme gjatë një vizite në Norvegji: "Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe ne nuk duam të jemi", tha Merz.
Pas sulmeve tw Trump edhe Kancelari Merz ka reaguar duke kritikuar mënyrën se si Presidenti i SHBA-së Donald Trump po e trajton luftën e Iranit. "Ajo që Trump po bën tani nuk është deeskalim dhe një përpjekje për të arritur një zgjidhje paqësore, por më tepër një përshkallëzim masiv me një rezultat të pasigurt", tha Merz në njw intervistw të premten. "Këto janë përshkallëzime që tani janë kërcënuese. Jo vetëm për ata që preken drejtpërdrejt, por për të gjithë ne."
Kancelari Friedrich Merz tha se ka pak shpresa për një përfundim të shpejtë të luftës në Iran. "Kam dyshime serioze se ekziston një strategji dalje", tha ai, duke iu referuar operacionit ushtarak SHBA-Izrael. Megjithatë, nëse arrihet një armëpushim, Merz u ka ofruar Shteteve të Bashkuara ndihmë - për shembull, sigurimin ushtarak në Ngushticën e Hormuzit së bashku me vendet e tjera.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat