Bota Postuar më 8 Maj 2026, 10:13

Lufta me Iranin, Kina drejt kamionëve elektrikë - Rënie kërkese nga importuesi më i madh i naftës në botë

Nga SCAN TV

Lufta me Iranin, Kina drejt kamionëve elektrikë - Rënie

Rritja e çmimeve të naftës e shkaktuar nga lufta me Iranin pritet të përshpejtojë elektrifikimin e flotës së kamionëve të rëndë të Kinës këtë vit, thonë analistët dhe prodhuesit e automjeteve. Kjo pritet të përshpejtojë rënien e kërkesës për karburant nga importuesi më i madh i naftës në botë.

Shitjet e kamionëve të rëndë elektrikë u rritën ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit edhe falë subvencioneve qeveritare.

“Lufta ka rritur çmimet e karburantit në Kinë, gjë që në mënyrë të pashmangshme do të përshpejtojë zëvendësimin e kamionëve tradicionalë”, thanë analistët kinezë të tregjeve. Shitjet e kamionëve të rëndë elektrikë në Kinë në vitin 2026 janë rritur me 27%. Me një rreze veprimi prej rreth 300 km, kamionët e rëndë elektrikë përdoren kryesisht për udhëtime të shkurtra midis qendrave industriale dhe të transportit. Ndërkohë prodhues të tillë si Sany po shesin kamionë me autonomi deri në 600 km.

Elektrifikimi i përhapur i makinave të pasagjerëve dhe përdorimi i shpejtë i kamionëve elektrikë dhe me gaz të lëngshëm kanë përmbysur dekada të tëra rritjeje në përdorimin e naftës dhe benzinës në Kinë. Analistët presin që konsumi i naftës të bjerë me 4.3% që këtë vit. Kjo është ekuivalente me një rënie prej rreth 40 mijë fuçi në ditë.

Kostot më të ulëta po nxisin gjithashtu një bum eksportesh në Evropë, tregu i dytë më i madh i kamionëve elektrikë në botë, megjithëse mbetet shumë prapa Kinës. Në vitin 2024, shitjet e kamionëve elektrikë në Kinë arritën në total 160 mijë njësi, ndërsa në Evropë atë vit ato ishin më pak se 25 mijë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Por që në muajin mars prodhuesit kinezë, midis tyre marka më e shitur Sany, planifikonin të rrisnin shitjet në Evropë, duke premtuar edhe çmime deri në një të tretën me të ulta se deri më tani. Sany ka paralajmëruar zëvendësimin e i kamionëve me naftë dhe përshpejtimin e tendencës që në vitin 2025. Kompania planifikon që tregu i kamionëve elektrikë dhe traktorëve të rritet me 50% ose ndryshe me 250 mijë njësi, tha në prill zëvendës drejtori i Sany, Chen Dong. Sipas tij duke pasur parasysh çmimet në rritje të naftës, shanset për të arritur këtë objektiv po rriten.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat