Bota Postuar më 10 Mars 2026, 18:22

Lista e re e Forbes, në 2026 bota ka 3,428 miliarderë me pasuri 20.1 trilionë dollarë

Nga SCAN TV

Lista e re e Forbes, në 2026 bota ka 3,428 miliarderë me pasuri 20.1

“Një tjetër vit, një tjetër grup rekordesh për klasën e miliarderëve në botë. Nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të qenë miliarder. Falë shpërthimit të inteligjencës artificiale, tregjeve të gjalla dhe politikave të favorshme fiskale, një rekord prej 3,428 sipërmarrësish, investitorësh dhe trashëgimtarësh u renditën në listën e Miliarderëve të Botës të këtij viti, 400 më shumë se në vitin 2025. Ata janë më të pasur se kurrë, me një pasuri rekord prej 20.1 trilionë dollarë, 4 trilionë dollarë më shumë se vitin e kaluar. SHBA-të kanë më shumë miliarderë, me një numër rekord prej 989, përfshirë 15 nga 20 vendet e para. Kina, përfshirë Hong Kongun, është e dyta, me 610, dhe India (229) renditet e treta”.

Kjo është paraqitja që Forbes I bën listës së miliarderëve të këtij viti.

Në krye të listës qëndron sërish Elon Musk. Ai mban vendin e parë për të dytin vit radhazi dhe konsiderohet personi më i pasur i regjistruar ndonjëherë, me një pasuri të vlerësuar rreth 839 miliardë dollarë. Vetëm gjatë një viti, pasuria e tij është rritur me rreth gjysmë trilioni dollarë, e nxitur nga rritja e vlerës së Tesla dhe nga zhvillimet te SpaceX, që synon të dalë në bursë në vitin 2026.

Pas Musk renditet bashkëthemeluesi i Google, Larry Page, me rreth 257 miliardë dollarë pasuri. Në vendin e tretë është Sergey Brin me 237 miliardë dollarë. Top 5-shja më e pasur plotësohet nga Jeff Bezos me rreth 224 miliardë dollarë dhe Mark Zuckerberg me 222 miliardë dollarë.

Sipas Forbes, rritja e madhe e pasurive është shtyrë kryesisht nga bumi i tregut të aksioneve i lidhur me inteligjencën artificiale. Gjatë 12 muajve të fundit në botë është shtuar mesatarisht më shumë se një miliarder i ri çdo ditë.

Lista e këtij viti ka edhe 390 emra të rinj. Mes tyre janë Dr. Dre, Beyonce Knowles-Carter, tenisti Roger Federer, Greg Abel, pasardhësi i Warren Buffett në krye të Berkshire Hathaëay, si dhe Kimbal Musk, vëllai i Elon Musk.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë me numrin më të madh të miliarderëve në botë. Në listë janë 989 amerikanë me pasuri të përbashkët rreth 8.4 trilionë dollarë. Kina renditet e dyta me 539 miliarderë, ndërsa India e treta me 229.

Në listën e këtij viti është rritur edhe pasuria e presidentit Donald Trump. Pasuria e tij vlerësohet rreth 6.5 miliardë dollarë, rreth 27% më shumë se një vit më parë, dhe ai renditet në vendin e 645 në botë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat