Bota Postuar më 13 Shkurt 2025, 10:06

Linjat ajrore, kundër kompensimit të pasagjerëve- Kompanitë i kërkojnë Trump të mbyllë rishqyrtimin e administratës Biden

Nga Kristi Ceta

Linjat ajrore, kundër kompensimit të pasagjerëve- Kompanitë

Linjat ajrore të mëdha amerikane i kërkuan Departamentit të Transportit të SHBA-së të braktisë një rishikim të nisur nga administrata e Biden, që lidhet me kompensimin e pasagjerëve për ndërprerjet e fluturimeve.

Airlines for America, një grup tregtar që përfaqëson American Airlines, Delta Air Lines, United Airlines dhe të tjerë, i kërkoi administratës Trump të mbyllë rishikimin e nisur në dhjetor për të shqyrtuar nëse linjat ajrore në Shtetet e Bashkuara duhet të japin para për të kompensuar ndërprerjet e shkaktuara nga transportuesi, siç kërkohet të bëjnë në Bashkimin Evropian dhe Kanada.

"Linjat ajrore nuk kanë nevojë për nxitje të mëtejshme për të ofruar shërbim cilësor," shkroi grupi, duke argumentuar se kërkesa do të rriste në mënyrë drastike kostot e linjave ajrore dhe çmimet e biletave.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror që përfaqëson linjat ajrore në mbarë botën kritikoi veçmas idenë duke thënë se programet e kërkuara të kompensimit "janë bërë mjete të transferimit të pasurisë që u kanë kushtuar linjave ajrore miliarda dollarë pa ndonjë reduktim domethënës në ndërprerjet e fluturimeve". Spirit Airlines tha se ideja është kaq ekstreme "sa mund të inkurajojë transportuesit të të vazhdojnë me fluturime që duhet të ishin vonuar ose anuluar, kur ekzistojnë shqetësime të mundshme lidhur me sigurinë".

Departamenti i Transportit në dhjetor kërkoi komente nëse linjave ajrore duhet t'u kërkohet të paguajnë 200-300 dollarë për vonesat e brendshme prej të paktën tre orësh, 375-525 dollarë për vonesat 6-orëshe dhe 750-775 dollarë për vonesat 9-orëshe.

Në maj 2023, presidenti Joe Biden tha se administrata e tij brenda muajve do të shkruante rregulla që do t'u kërkonin kompanive ajrore të kompensojnë pasagjerët për fluturimet e ndërprera. Linjat ajrore duhet të rimbursojnë pasagjerët për fluturimet e anuluara, por nuk u kërkohet të kompensojnë klientët për vonesat.

Transportuesit kryesorë janë zotuar të paguajnë ushqimet, qëndrimet në hotel dhe shpenzimet e tjera kur ata shkaktojnë ndërprerje të konsiderueshme të fluturimit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat