Linjat ajrore globale, rritje rekord në 2025 - Industria pritet të arrijë mbi 1 trilion dollarë të ardhura, pavarësisht sfidave
Linjat ajrore globale rritën parashikimet e tyre të fitimit për vitin 2025 krahasuar me vitin e kaluar, duke parashikuar të ardhura në më shumë se një trilion dollarë për herë të parë dhe një rekord prej 5.2 miliardë pasagjerësh në nivel global.
Linjat ajrore në mbarë botën e kanë parë rritjen e tyre të pengohet nga vështirësitë në prodhuesit e avionëve Boeing dhe Airbus, të cilët kanë vonuar dërgesat. Pa aeroplanë më të rinj dhe më efikasë, linjat thonë se nuk mund të ulin kostot e karburantit ndërsa fluturojnë me më shumë pasagjerë.
Megjithatë, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) tha se priste që industria në mbarë botën të gjeneronte 36.6 miliardë dollarë fitim neto këtë vit, nga 31.5 miliardë dollarë fitim neto i pritur në 2024.
"Të gjitha këto përpjekje do të ndihmojnë në zbutjen e disa zvarritjeve të përfitimit që janë jashtë kontrollit të linjave ajrore, domethënë sfidat e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit ... dhe barrën tatimore në rritje," tha Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës, Willie Walsh.
Kjo situatë vjen katër vjet pasi industria ra në një humbje prej 140 miliardë dollarësh në vitin 2020 si rezultat i pandemisë, por që është rikuperuar shpejt falë kërkesës së lartë për udhëtime. Çmimet e karburantit të avionëve gjithashtu pritet të ulen, duke ofruar një lehtësim për linjat ajrore.
Megjithatë, pasiguria e lidhur me konfliktet globale në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, si dhe administrata e ardhshme presidenciale e SHBA-së mund të paraqesë rreziqe për shëndetin e sektorit, shpjeguan burimet zyrtare të Shoqatës së Transportit Ajror.
Rendimenti i pasagjerëve, ose shuma mesatare e paguar nga një pasagjer për të fluturuar një milje, pritet të bjerë me 3.4% krahasuar me vitin 2024.
Sondazh

Energjia bërthamore, “çelësi” drejt objektivave të 2050 - Raporti rendit teknologjitë thelbësore për të reduktuar emetimet
Energjia bërthamore është thelbësore për arritjen e objektivave të emetimeve të përcaktuara për vitin 2050, sipas një raporti të ri. Analiza Climate Tech e......

Rekord i ri dërgesash nga emigrantët - Përgjatë nëntë muajve, në vend erdhën rreth 772 milionë euro
Dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rekord të ri absolut gjatë nëntë muajve të këtij viti, prej gati 772 milionë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga......

Malaj: Reforma e pagave e ka arritur objektivin
Ministri i Financave, Petrit Malaj, po zhvillon në këto momente një konferencë për mediat rreth zhvillimeve të fundit ekonomike në vend. “Reforma e pagave e......

Gati 1 në 4 të punësuar paguhet deri në 40 mijë lekë/ Ky tregues shënoi përmirësim krahasuar me një vit më parë
Në prill të vitit 2023, paga minimale e përcaktuar nga qeveria u rrit me 25%, duke arritur në nivelin e 40,000 lekëve nga 32,000 lekë që ishte në tremujorin......

Çfarë blejnë shqiptarët online? Rrobat, këpucët dhe aksesorët, më të preferuarat
Në vitin 2024, rreth 86.2% e individëve të grup-moshës 16-74 vjeç përdorin internetin, me 96.4% prej tyre që e përdorin disa herë gjatë ditës. Pajisjet më të......

Agjenda e Presidencës së ardhshme të BE-së - Energjia, mbrojtja dhe siguria ekonomike, në fokus të udhëheqjes polake
Energjia, mbrojtja dhe siguria ekonomike do të jenë prioritetet e Bashkimit Evropian gjatë presidencës së ardhshme gjashtëmujore të Këshillit, që fillon në......

Borxhi i jashtëm bruto “tkurret” me 113 mln euro - BSH: Bie në 40.9% ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto
Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë vlerësohet të jetë 10 miliardë euro. Si rezultat i uljes së borxhit publik, stoku i borxhit të jashtëm ka rënë me 113......

Puna.gov.al, 5600 oferta punësimi në të gjithë Shqipërinë - Ministri Gonxhja: Programe të reja, iniciativë për gjithëpërfshirje
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën të ditur se vijon agazhimi për të mbështetur punësimin dhe formimin profesional të të......