Lindja e Mesme, udhëtimet pothuajse pezull, lufta rrezikon deri 56 miliardë dollarë humbje në turizëm

Për industrinë e turizmit në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Gjirit, pasojat e konfliktit parashikohen të jenë të rënda. Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Izrael dhe Iran e ka zhytur sektorin në kaos. Qeveritë kanë lëshuar paralajmërime ose këshilla kundër të gjitha udhëtimeve përveç atyre thelbësore për vende si Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari. Një korridor i gjerë i hapësirës ajrore mbetet i mbyllur në rajon. Udhëtarët që aktualisht ndodhen në pikat e nxehta turistike si Dubai dhe Doha po përpiqen të kthehen në shtëpi me numrin e kufizuar të fluturimeve të shpëtimit. Të hënën, Presidenti Trump, tha se fushata në Iran e parashikuar të zgjaste katër deri në pesë javë, mund të “zgjasë shumë më gjatë”. Pasojat parashikohen të jenë të rënda.
Para konfliktit turizmit në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik pati një rritje e ndjeshme. Por kjo ka përfunduar tashmë.
Një raport i ri nga Tourism Economics ka publikuar parashikime për ndikimin e luftës në turizmin rajonal. Vlerësohet se mbërritjet hyrëse në Lindjen e Mesme mund të ulen me 11-27% në vitin 2026 për shkak të konfliktit. Në terma absolutë, kjo do të thotë 23-38 milionë vizitorë të huaj më pak krahasuar me parashikimet, dhe një humbje prej 34-56 miliardë dollarë në shpenzimet e vizitorëve. Sipas ekspertëve tashmë shtë e qartë se ndikimi i këtij konflikti në kërkesën për turizëm do të jetë më i madh se ai i konfliktit të vitit të kaluar. Kjo kryesisht për shkak të sulmit hakmarrës nga Irani ndaj vendeve fqinje, të cilat janë destinacione turistike globale.
Por ka edhe një këndvështrim tjetër. Pavarësisht seriozitetit të situatës aktuale, ekspertët e industrisë së turizmit thonë se efektet afatgjata mund të mos jenë aq drastike. Sipas tyre Lindja e Mesme ka qenë gjithmonë një treg tepër elastik dhe kërkesa gjithmonë rikthehet shpejt.
Kosova do të rinisë në prill liberalizimin e tregut të energjisë për kompanitë e mëdha
Qeveria e Kosovës do të rinisë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë për bizneset e mëdha muajin e ardhshëm, një vit pas planifikimit fillestar, i......
Treguesit e 2025, rritja e PBB-së në Maqedoninë e Veriut u përshpejtua në 3.5%
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut u zgjerua me 3.5% në terma realë në vitin 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pasi u rrit me 3% në......
Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve
Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe......
Siguria, gati 90% e kantiereve të ndërtimit me shkelje - IKMT, Qendro: Duhet t'i korrigjojnë brenda 10 ditësh, jo institucion që vendos gjoba
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një fushatë kontrolli në kantieret e ndërtimit në Tiranë dhe nga 70 subjekte të kontrolluara......
Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj - Pritet votimi në Kuvend dhe betimi në Presidencë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Enea Karakaçi zëvendëson Belinda Ballukun në Infrastrukturë dhe......
Besmir Beja takon Nancy VanHorn: Thellohet bashkëpunimi Shqipëri–SHBA në fushën doganore
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy......
MEPJ: Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi ambasadën e SHBA në Riad
Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riad. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme......
Dezinformimi në kohë lufte, si ndikon te publiku? - Ekspertët: Lajmet e rreme përhapin panik dhe ndryshojnë konsumin
Teksa vitet e fundit situata në lindjen e mesme është përshkallëzuar me disa vatra luftimesh, në rrjetet sociale qarkullojnë shpesh video të manipuluara,......


