Bota Postuar më 30 Dhjetor 2024, 15:30

Kroacia, 100 mln euro për rrjetin elektrik- Synohet modernizimi e digjitalizimi i strukturës energjetike

Nga Kristi Ceta
Kroacia, 100 mln euro për rrjetin elektrik- Synohet modernizimi e

Operatori i sistemit të transmetimit të Kroacisë HOPS do të marrë një grant prej 99.5 milionë euro për të përmirësuar rrjetin e energjisë. Fondet janë siguruar nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës për periudhën 2021-2026.

Rrjeti i transmetimit shihet si një nga pengesat thelbësore për zhvillimin e sektorit energjetik të Kroacisë, duke përfshirë integrimin e fermave të reja të erës dhe impianteve fotovoltaike.

Ministria e Ekonomisë ka shpallur një thirrje publike për grante në kuadër të një programi që synon forcimin e kapaciteteve transmetuese dhe shpërndarëse të sistemit.

Shuma maksimale e grantit që mund të jepet është 99.5 milionë euro, ndërsa buxheti total është vlerësuar në 124.4 milionë euro. Sipas ministrisë, projekti do të optimizojë, digjitalizojë dhe rivitalizojë infrastrukturën e energjisë përmes një rritjeje shtesë në kapacitetin e rrjetit.

Rindërtimi i objekteve ekzistuese do të sigurojë një rritje të besueshmërisë dhe sigurisë së sistemit elektroenergjetik, si dhe do të shtojë cilësinë e furnizimit. Ministria pret që pajisjet e reja, me performancë dukshëm më të mirë, të reduktojnë humbjet në transmetim dhe ndikimin negativ në mjedis.

Sipas burimeve zyrtare, më shumë se 50% e infrastrukturës së sistemit të transmetimit ka tejkaluar jetëgjatësinë operacionale, ndërsa Plani Kombëtar i Energjisë dhe Klimës parashikon integrimin e një shtesë prej 4,800 MW të burimeve të rinovueshme deri në vitin 2033. Në planin e përditësuar, Kroacia ka rritur pjesën e burimeve të rinovueshme të energjisë në nga 36.4% në 42.5% të totalit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat