Kriza e Fed, bankat qendrore po “nuhasin” rrezik - Presioni i Trump mbi Rezervën Federale kërcënon sistemin bankar global
Pavarësia e Rezervës Federale po vihet në pikëpyetje për shkak të ndërhyrjeve politike nga presidenti amerikan Donald Trump. Presioni ndaj drejtuesve të Fed ka ngritur shqetësime mbi ndikimin e mundshëm në stabilitetin ekonomik global.
Në një mbledhje mes tyre, bankierët qendrorë nga e gjithë bota kanë filluar të shfaqin shqetësime se stuhia politike që po rrethon Rezervën Federale të Shteteve të Bashkuara mund të përhapet dhe t’i përfshijë edhe ata.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka intensifikuar përpjekjet për të ushtruar presion mbi Fed (bankën qendrore të SHBA-së), duke kërkuar ulje të normave të interesit dhe duke tentuar ta përshtatë atë me politikat e tij. Ai ka shprehur pakënaqësi me mbrojtjen ligjore që u siguron pavarësi drejtuesve të Fed dhe me mandatin e gjatë që ata gëzojnë, i krijuar qëllimisht për të mbijetuar përtej mandatit të çdo presidenti. Trump i ka kërkuar publikisht dorëheqjen kryetarit Jerome Powell, dhe po përpiqet të largojë edhe disa anëtarë të bordit të guvernatorëve.
Nëse banka qendrore më e fuqishme në botë do t’i nënshtrohej një presioni të tillë politik, kjo do të krijonte një precedent shumë të rrezikshëm. Një zhvillim i tillë mund të frymëzonte politikanë edhe në vende si Evropa apo Japonia, ku deri më tani ka ekzistuar një konsensus i fortë për ruajtjen e pavarësisë së bankave qendrore nga politika. “Sulmet e motivuara politikisht ndaj Fed kanë një ndikim shpirtëror edhe në pjesën tjetër të botës, duke përfshirë Evropën,” tha një zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane dhe përfaqësues nga Finlanda.
Bisedat mes bankierëve qendrorë nga vende të ndryshme gjatë takimit nënvizuan se një humbje e pavarësisë së Fed për të luftuar inflacionin do të konsiderohej si një kërcënim i drejtpërdrejtë edhe për pozitën e tyre, si dhe për stabilitetin ekonomik global në përgjithësi. Një zhvillim i tillë do të shkaktonte tronditje të mëdha në tregjet financiare. Investitorët do të kërkonin më shumë fitime për të blerë obligacione të qeverisë amerikane dhe mund të vinin në dyshim sigurinë e tyre si baza e sistemit financiar global.
Bankat qendrore botërore kanë filluar të përgatiten për pasoja të mundshme, duke i paralajmëruar selitë në vendet e tyre të monitorojnë me kujdes ekspozimin ndaj dollarit amerikan. Nëse Fed do të dorëzohej përballë presionit politik, kjo do të shënonte fundin e një epoke të stabilitetit relativ të çmimeve që zgjat të paktën që nga vitet 1980. Që nga ajo kohë, gjithmonë e më shumë banka qendrore ndoqën modelin e Rezervës Federale, që nënkupton pavarësi politike dhe fokus të qartë për stabilitetin e çmimeve, si dhe mbajtjen e inflacionit rreth nivelit 2%.

“Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm” - Kancelari Merz paralajmëron reforma të thella strukturore
Shteti social gjerman po përballet me sfida të mëdha financiare. Kancelari Merz paralajmëron nevojën për reforma të thella stukturore, ndërsa përballet me......

Pushimet verore “ndezin” konsumin - Rekord në importet e karburanteve, birrës dhe kafesë
Sezoni veror ka shtuar interesin e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për të eksploruar Shqipërinë, duke sjellë dhe një rritje rekord të konsumit të......

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë - Cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?
Evropa përballet njëkohësisht me papunësi të lartë dhe mungesë fuqie punëtore. Sipas Eurostat, rreth 13 milionë persona ishin të papunë në BE në maj të këtij......

Nis shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në vend - Rama: Mbështetje e përvitshme për fëmijët dhe familjet e tyre
Ka nisur sot shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale thotë se bëhet......

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere - Vendi po plaket, nevojë për infermierë që kujdesen për të moshuarit.
Shërbimi Sekret Gjerman dhe ushtria gjermane, Bundesvehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike në Këln.......

Strategjitë e qyteteve europiane për rritjen e turizmit - Inovacioni: jo gjoba për turistët por shpërblime për to
Kopenhageni po frymëzon qytetet evropiane për një qasje ndryshe ndaj turistëve. Në një kohë që dhjetëra destinacione të njohura evropiane kanë vendosur......

Trump: Do të vendos brenda dy javësh për fundin e luftës - “Putini e Zelensky si “vaji dhe uthulla”, dyshim për takimin trepalësh
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të vendosë për pozicionin e tij sa i përket luftës në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës në dy javët e......

Pastrimi i maleve, Rama ftesë qytetarëve - “Mesazh kuptimplotë për kujdesin e ndaj natyrës së përbashkët”
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ka ftuar qytetatrët që në 26 gusht të bëhen pjesë e nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi......