Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë - Përfitojnë 830 mln konsumatorë. Marrëveshja BE-Mercosur shkon për votim
Komisioni Evropian i ka paraqitur propozimet Këshillit për nënshkrimin përfundimtar të marrëveshjes së Partneritetit BE-Mercosur dhe Marrëveshjen e Modernizuar Globale, BE-Meksikë. Këto marrëveshje të rëndësishme përbëjnë një pjesë kritike të strategjisë së Bashkimit Evropian për të diversifikuar marrëdhëniet tregtare dhe për të forcuar lidhjet ekonomike dhe politike me partnerë në të gjithë botën.
Në një konferencë për mediat në Bruksel, Komisioneri për Tregtinë, Maros Sefcovic, deklaroi se “këto dy marrëveshje janë instrumente strategjike që do të ndihmojnë në rritjen e rolit të Europës në ekonominë globale, gjatë dekadave të ardhshme”. “Jemi të vetëdijshëm që ka shqetësime, veçanërisht nga fermerët tanë, dhe dua t'i siguroj të gjithë se i kemi dëgjuar. Në fakt kjo është një marrëveshje e re e Mercosur”, deklaroi komisioneri Europian për Tregtinë, Maros Sefcovic.
Dhjetorin e vitit të kaluar, Bashkimi Evropian dhe blloku i vendeve si Argjentina, Brazili, Paraguai dhe Uruguai arritën në dakordësi për të krijuar marrëveshjen më të madhe tregtare të arritur ndonjëherë nga BE-ja, rreth 25 vjet pasi nisën negociatat. Tashmë, marrëveshja duhet të marrë pëlqimin brenda unionit, që kërkon një votim në Parlamentin Evropian dhe një shumicë të kualifikuar midis qeverive, që do të thotë se nevojiten 15 nga 27 anëtarë dhe që përfaqësojnë 65% të popullsisë së BE-së.
Komisioni Europian dhe mbështetësit kryesorë, si Gjermania dhe Spanja, thonë se marrëveshja e Mercosur ofron një mënyrë për të kompensuar humbjen e tregtisë për shkak të tarifave të vendosura nga Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe për të zvogëluar varësinë nga Kina, veçanërisht për mineralet kritike.
Por, Franca, që është prodhuesi më i madh i mishit të viçit në BE, e ka quajtur më parë marrëveshjen “të papranueshme”, ndërsa Polonia, një tjetër fuqi e madhe bujqësore, ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj. Por, kryeministri i Polonisë, Donald Tusk deklaroi të mërkurën se pavarësisht rezervave që ka, nuk do të bllokojë marrëveshjen. Ai shtoi se liderët po punojnë për të gjetur një zgjidhje, në mënyrë që të zvogëlohen efektet negative.
Marrëveshja me Argjentinën, Brazilin, Paraguain dhe Uruguain (Marrëveshja e Partneritetit BE-Mercosur) do të krijojë zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë, duke mbuluar një treg prej mbi 700 milionë konsumatorësh, plus marrëveshja BE-Meksikë, një vend që ka rreth 130 milionë banorë. Kompanitë e BE-së do të gëzojnë avantazhin e atij që lëviz i pari, duke përfituar nga tarifat më të ulëta në një rajon ku shumica e vendeve të tjera përballen me tarifa të larta dhe barriera tregtare.
Vlerësohet se marrëveshja mund të rrisë eksportet vjetore të BE-së në vendet e Mercosur deri në 39% apo 49 miliardë euro, duke mbështetur më shumë se 440,000 vende pune në të gjithë Europën.

Google “ndëshkohet” për shkelje të privatësisë - Gjobitet me 425 milionë dollarë për mbledhje të paligjshme të të dhënave
Një juri federale vendosi që Google duhet të paguajë 425 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së përdoruesve, duke vazhduar të mbledhë të dhëna për......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 84.1 lekë në raport me një ditë më......

Djemtë e Trump pasurohen nga kriptovalutat/ Aksionet e tyre në kompaninë e aseteve digjitale vlejnë 1.5 miliardë dollarë
Një kompani Bitcoin-i e lidhur me dy djemtë e Presidentit Donald Trump më shumë se dyfishoi vlerën në debutimin e saj në bursë, duke arritur mbi 1.5 miliardë......

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta/ Mundësia e fundit në 5 shtator. Procesi, online në e-albania
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një njoftimi në rrjetet sociale njofton rihapjen e regjistrimeve për nxënësit e klasave të para......

Tatimet mbledhin 385 milionë euro në Gusht/ 9-mujori, turizmi dhe konsumi rrisin ndjeshëm të ardhurat
Falë sezonit turistik dhe konsumit të shtuar, administrata tatimore ka rritur ndjeshëm të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave nga......

“Ndizet” beteja teknologjike SHBA-Kinë/ Uashingtoni bllokon dërgesat e çipeve drejt Pekinit
Qeveria amerikane ka revokuar autorizimin që i lejonte kompanisë Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC) të dërgonte lirshëm pajisje thelbësore nga......

Gjermani, 5.4 trilionë euro për transformimin energjetik/ Nevojitet qasje më efikase për të lehtësuar bizneset dhe konsumatorët
Dhoma Federale e Industrisë dhe Tregtisë në Gjermani ka paralajmëruar se strategjia aktuale për transformimin energjetik mund t’i kushtojë ekonomisë së......

Pagesat elektronike, Banka e Shqipërisë ul ndjeshëm komisionet/ Synohet përafrimi me standardet ndërkombëtare
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi rregulloret e rishikuara për sistemet e pagesave AIPS, AIPS EURO dhe AECH, si dhe për funksionimin e......