Kostot e luftës në Ukrainë - Cili shtet po mban “barrën” kryesore të mbrojtjes?
Teksa bisedimet transatlantike për të ardhmen e Ukrainës intensifikohen, një çështje del në pah, veçanërisht në deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump: cili shtet po paguan për luftën dhe sa?
Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, miliarda euro janë derdhur për të ndihmuar mbrojtjen e Kievit. Por kjo barrë financiare nuk është ndarë njëlloj mes vetë Ukrainës, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
Në nëntorin e kaluar, parlamenti i Ukrainës miratoi një buxhet ushtarak rekord prej 46 miliardë eurosh për vitin 2025. Në korrik, kjo shumë u rrit me 8.6 miliardë shtesë për të mbuluar kostot e personelit, blerjen dhe prodhimin e armëve. Në total, kjo përbën rreth 31% të PBB-së së Ukrainës dhe 67% të buxhetit qendror.
Për krahasim, Bashkimi Evropian ka shpenzuar rreth 72 miliardë euro për mbështetje ushtarake ndaj Ukrainës nga viti 2022 deri në vitin 2024, një shumë që përbën rreth 0.3% të PBB-së së bllokut për çdo vit. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rreth 57.3 miliardë euro për të njëjtën periudhë, apo 0.08% të PBB-së së SHBA-së për çdo vit. Kjo është shumë më pak nga vlera që pretendon Trump, i cili shpesh përmend shifrën e 300 miliardë dollarëve.
Një mënyrë tjetër për ta kuptuar barrën financiare është llogaritja e kontributit për person. Bazuar në një popullsi të vlerësuar prej rreth 37.86 milionë banorësh, çdo qytetar ukrainas ka kontribuuar mesatarisht rreth 3,424 euro për mbrojtjen ushtarake gjatë tre viteve të fundit, rreth 1,312 euro në vit. Kjo përbën afërsisht një të tretën e pagës mesatare vjetore në Ukrainë, që është rreth 3,500 euro.
Ndërkohë, në SHBA, bazuar në të dhënat e Institutit Kiel, çdo qytetar ka kontribuuar rreth 108 euro në vit për ndihmën ndaj Ukrainës, ndërsa në BE, rreth 95 euro në vit për qytetar. Këto shifra janë dukshëm më të ulëta në raport me të ardhurat mesatare vjetore të qytetarëve në SHBA (rreth 56,880 euro) dhe BE (rreth 29,600 euro).
Falë shifrave, kuptojmë se barrën më të madhe financiare e mban vetë Ukraina. Pavarësisht ndihmës së konsiderueshme nga partnerët perëndimorë, pjesa më e madhe e buxhetit për luftën po mbulohet nga vendasit, të cilët kontribuojnë më shumë si në terma absolutë, ashtu edhe në raport me të ardhurat e tyre.
Kostoja e përgjithshme e luftës për Ukrainën, duke përfshirë rindërtimin, ndihmën humanitare dhe humbjet ekonomike, vlerësohet të jetë rreth 700 miliardë euro. Shpenzimet ushtarake përbëjnë vetëm një pjesë të kësaj barre.

Evropa motivon vizitorët e “gjelbër” - Qytetet ofrojnë shpërblime inovatore për të nxitur turizmin e qëndrueshëm
Dhjetëra destinacione të njohura në Evropë kanë vendosur gjoba, taksa dhe kufizime të tjera për udhëtarët në muajt e fundit, me synimin për të luftuar......

UBS “tkurr” rritjen ekonomike të Greqisë - Por, banka zvicerane mbetet optimiste për vitin e ardhshëm
Një raport i ri i UBS (Union Bank of Switzerland) ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Greqisë në vitin 2025, nga 2.6% në 2.3%. Në të njëjtën kohë,......

Meta, marrëveshje 10 mld USD me Google - Gjigantët teknologjikë bashkëpunojnë për shërbimet “cloud”
Google ka arritur një marrëveshje gjashtëvjeçare me Meta Platforms për shërbime “cloud”, me vlerë mbi 10 miliardë dollarë, tha për Reuters një burim i njohur......

Tkurret ekonomia gjermane - Shkak, rënia e eksporteve dhe prodhimit industrial
Ekonomia e Gjermanisë u tkurr me 0.3% në tremujorin e dytë, në raport me periudhën janar-mars. Kjo tkurrje erdhi si pasojë e ngadalësimit të kërkesës nga......

Doganat, sisteme digjitale sipas standardeve të BE-së - Strategji e re, çfarë ndryshon për sipërmarrjet në vend?
Së shpejti pritet të hidhet për konsultim publik strategjia e re për sistemet dixhitale doganore, sipas standardeve të Bashkimit Europian. Drejtoria e......

BE-SHBA/ 15% tarifë gjithëpërfshirëse për mallrat europiane!
Deklarata e përbashkët, e cila vjen gati një muaj pas marrëveshjes tregtare, po përshkruhet si një "hap i parë" nga ana e BE -së, e cila shpreson të sigurojë......

Shqiptarët “braktisin” kredinë afatshkurtër - BSH: Zbret në 198 miliardë lekë në qershor. Ajo afatmesme fiton më shumë terren
Shqiptarët po marrin gjithnjë e më tepër kredi afatgjata ose afatmesme, ndërsa po heqin dorë nga kreditë afatshkurtra. Të dhënat më të fundit nga Banka e......

Rritja e konsumit mbushi arkën e shtetit - 7-mujori, 301 milionë euro më shumë në buxhet
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 432,7 miliardë lekë në 7-mujorin ë parë të vitit duke regjistruar një rritje me afro 30.1 miliardë lekë apo 301 milionë euro në......