Kosto e luftës me Iranin, mbi 11 mld dollarë në 6 ditë - Administrata Trump pritet t’i kërkojë kongresit miratimin e 50 mld USD shtesë

Zyrtarët e administratës së Presidentit Donald Trump vlerësuan gjatë një informimi në Kongres këtë javë se gjashtë ditët e para të luftës kundër Iranit i kishin kushtuar Shteteve të Bashkuara të paktën 11.3 miliardë dollarë. Kjo shifër nuk përfshinte të gjithë koston e luftës, por iu dha ligjvënësve ndërsa ata kanë kërkuar më shumë informacion rreth konfliktit.
Disa ligjvënës presin që Shtëpia e Bardhë së shpejti t'i paraqesë Kongresit një kërkesë për fonde shtesë për luftën. Zyrtarët thanë se kërkesa mund të jetë 50 miliardë dollarë, ndërsa të tjerë kanë thënë se ky vlerësim duket i ulët.
Administrata nuk ka dhënë një vlerësim publik të kostos së konfliktit, apo një ide të qartë për kohëzgjatjen e tij të pritur. Trump tha gjatë një udhëtimi në Kentucky se "ne fituam" luftën, por se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në luftë për të përfunduar punën.
Fushata kundër Iranit filloi më 28 shkurt me sulme ajrore amerikane dhe izraelite dhe deri më tani ka vrarë rreth 2,000 njerëz , kryesisht iranianë dhe libanezë, ndërsa konflikti është përhapur në Liban dhe ka futur në kaos tregjet globale të energjisë dhe transportin.
Zyrtarët e administratës u kanë thënë gjithashtu ligjvënësve se municione me vlerë 5.6 miliardë dollarë u përdorën gjatë dy ditëve të para të sulmeve.
Anëtarët e Kongresit, të cilët së shpejti mund të duhet të miratojnë fonde shtesë për luftën, kanë shprehur shqetësimin se konflikti do të pakësojë rezervat ushtarake amerikane në një kohë kur industria e mbrojtjes tashmë po luftonte për të përballuar kërkesën.
Trump u takua me drejtuesit e shtatë kontraktorëve të mbrojtjes javën e kaluar, ndërsa Pentagoni punonte për të rinisur furnizimet.
Ligjvënësit demokratë kanë kërkuar dëshmi publike nën betim nga zyrtarët e administratës në lidhje me planet e presidentit republikan për luftën, duke përfshirë periudhën se sa mund të zgjasë ajo dhe cilat janë planet e tij për Iranin pasi të kenë pushuar luftimet.
Rezervat strategjike për uljen e çmimit të naftës - SHBA do të hedhin në treg 172 milionë fuçi
SHBA-të do të hedhin në treg 172 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre strategjike në një përpjekje për të ulur çmimet e naftës që janë rritur ndjeshëm për......
Lufta nuk e ndal naftën e Iranit - Ka eksportuar rreth 13.7 milionë fuçi që nga fillimi i luftës
Nafta bruto iraniane ka vazhduar të transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit me një ritëm pothuajse normal, edhe pse sulmet e lidhura me Teheranin ndaj......
Qeveria miratoi kredinë 11.7 milion euro për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka miratuar kredinë për hekurudhën Tiranë Durrës me lidhje me Aeroportin Ndërkombëatr të Rinasit. Financimi që do të......
Përdorimi i brigjeve të detit për plazhe, qeveria miraton modelin e marrëveshjes
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria miratoi modelin tip të marrëveshjes, që lidhet ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorëve, për......
Firmoset plani operacional Dogana–Tatime për monitorimin e tregut të karburanteve, kohëzgjatja deri më 30 qershor
Sipas një njoftimi të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe dy drejtorive vartëse të saj Tatimeve dhe Doganave, palët kanë firmosur një plan të......
Forcohet kontrolli kufitar: Beja takim me UNODC për luftën kundër trafiqeve
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi sot një takim me një delegacion të UNODC, (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin), të......
Malaj: Ekonomia pritet të rritet mesatarisht me rreth 4% gjatë periudhës 2027–2029
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në daljen për mediet pas mbledhjes së qeverisë, se, përgjatë periudhës 2027–2029 është parashikuar një......
Pagesat e mëdha në euro me AIPS arrijnë kulmin - BSH: Rreth 25% më shumë transaksione në 2026-tën
Viti 2026 ka nisur me një aktivitet të lartë të pagesave bankare me vlera të mëdha në vend. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë......


