Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori - Ndryshimet klimatike nuk janë ndalur, pavarësisht fundit të valës “rekord”
Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë i regjistruar në nivel global, sipas të dhënave të fundit nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S) i Bashkimit Evropian. Muaji i kaluar ishte 0.27°C më i ftohtë se korriku më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në vitin 2023 dhe 0.23°C më i ftohtë se ai i 2024-ës, që ishte i dyti për nga nxehtësia. Ai ishte gjithashtu 1.25°C mbi mesataren paraindustriale të periudhës 1850-1900 dhe është vetëm muaji i katërt në 25 vitet e fundit që nuk e kaloi pragun prej 1.5°C.
Gjatë korrikut, në Evropë pati zona ku vendet përjetuan temperatura rekord. Fennoskandia, një rajon gjeografik që përfshin Gadishullin Skandinav, Finlandën, Gadishullin Kola dhe Karelia, përjetoi temperaturat më të larta mbi mesataren në kontinentin e vjetër.
Një stacion meteorologjik në pjesën norvegjeze të Rrethit Arktik regjistroi temperatura mbi 30°C për 13 ditë në korrik. Instituti Meteorologjik Norvegjez tha se muaji i kaluar ishte i treti më i nxehtë i regjistruar në vend që nga viti 1901, me temperatura 2.8°C më të larta se mesatarja sezonale. Finlanda regjistroi tre javë rresht me temperatura mbi 30°C, me shkencëtarët që thanë se ishte periudha më e gjatë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961 dhe 50 për qind më e gjatë se rekordi i mëparshëm.
Turqia gjithashtu vendosi një rekord kombëtar me temperaturën 50.5°C në Silopi, në juglindje, më 25 korrik. Ministria e Mjedisit tha se 132 stacione meteorologjike në të gjithë vendin kishin shënuar temperatura rekord gjatë muajit, disa deri në 12°C mbi mesataren.
Në Spanjë, nxehtësia ekstreme shkaktoi 1,060 vdekje të lidhura me temperaturat e larta gjatë korrikut, një rritje prej 57 për qind krahasuar me vitin 2024. Në korrik, Copernicus njoftoi se reshjet ishin mbi mesataren në pjesën më të madhe të Evropës Qendrore, në veri të Francës, në lindje të Mbretërisë së Bashkuar dhe në jug të Irlandës. Po ashtu, reshje të dendura pati edhe në disa rajone të Evropës Verilindore, në veri të Italisë dhe bregdetin verior të Adriatikut, si dhe në perëndim të Rusisë.
Reshjet intensive sollën përmbytje të rënda në jug të Francës dhe në Paris. Moti i keq në Itali shkaktoi rrëshqitje toke dhe pasoja të ndjeshme në Romë dhe rajonin e Piemontes në fillim të muajit. Po ashtu, Spanja u përball me përmbytje të mëdha pas reshjeve të stuhishme që goditën Katalonjën dhe veriulindjen e Spanjës në mes të korrikut. Shërbimi kombëtar meteorologjik njoftoi se rreth 10 centimetra shi ranë brenda pak orësh pranë Barcelonës.

Rënie përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat e huaja!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të enjte të pësojë rënie kundrejt monedhës vendase pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 82.5 lekë dhe......

Britania, në kërkim të “frymëmarrjes” financiare - Qeveria duhet të rrisë taksat për të ulur deficitin buxhetor
Britania e Madhe do të duhet të rrisë taksat për të mbuluar një hendek në shpenzimet qeveritare që pritet të arrijë mbi 40 miliardë paund, për shkak të......

SHBA, tarifa 100% për importet e çipeve - Përjashtohen kompanitë që prodhojnë në territorin amerikan
Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 100% për gjysmëpërçuesit e importuar nga vendet që nuk prodhojnë në SHBA ose nuk planifikojnë ta......

Apple, 100 miliardë USD investime në SHBA - Vendimi synon të shmangë tarifat e mundshme ndaj kompanisë
Presidenti Donald Trump njoftoi se Apple do të investojë 100 miliardë dollarë shtesë në Shtetet e Bashkuara. Ky veprim do të zgjerojë angazhimin e kompanisë......

Tarifat japin rezultatet e para - Tkurret me 4.6 miliardë dollarë deficiti tregtar i SHBA-së me Kinën
Deficiti tregtar i SHBA-së me Kinën u tkurr ndjeshëm në muajin qershor, ndërsa tarifat e Presidentit Donald Trump hynë në fuqi plotësisht. Të dhënat e fundit......

Vijon aksioni për “çlirimin” e hapësirave publike - Mbi 36 mijë metër katror e liruar në Tiranë. Malaj: Në fokus, sundimi i ligjit
Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret vazhdon me intensitet në të gjithë vendin. IKMT vijon aksionin......

Tarifat e Trump hyjnë në fuqi - Mbi 90 shtete përballen me masat e reja mbi eksportet në SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur në fuqi tarifat e reja ndaj më shumë se 90 vendeve në mbarë botën. “Miliarda dollarë në forme tarifash po......

Norma bazë e interesit mbetet 2.5% - Sejko: Qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm
Norma bazë e interesit do vijojë të jetë 2.5%. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë vendosi ta mbajë të pandryshuar normën......