Konsumi global i qymyrit, në nivele rekord - Kina dhe India nxitin kërkesën, pavarësisht rënies së përdorimit në Evropë
Përdorimi global i qymyrit për të prodhuar energji elektrike u rrit në një nivel rekord prej 8.77 miliardë tonësh këtë vit. Sipas një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, pothuajse një e treta u dogj në termocentralet kineze.
Për shkak të tranzicionit të energjisë, përdorimi i elektricitetit po shtohet në shumë vende, pasi gjen përdorim edhe në makinat elektrike, ngrohjen e shtëpive dhe qendrat e të dhënave.
Megjithëse konsumi i qymyrit ka rënë ndjeshëm në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, kjo po kompensohet nga rritja e kërkesës në Indi dhe Kinë. Në Indi këtë vit është djegur 6 për qind më shumë qymyr ndotës, ndërsa në Evropë dhe SHBA përdorimi ka rënë përkatësisht me 12 dhe 5 për qind. Kërkesa globale për qymyr pritet të arrijë kulmin deri në vitin 2027.
Kina ka ndërtuar më shumë termocentrale bërthamore dhe po prodhon më shumë energji nga turbinat me erë dhe fermat diellore, të cilat pritet të kufizojnë rritjen e konsumit të qymyrit deri në vitin 2027. Megjithatë, gjenerimi i energjisë së rinovueshme varet shumë nga kushtet e motit. “Si rezultat, kërkesa në vitin 2027 mund të jetë 140 milionë tonë më e lartë ose më e ulët se parashikimi”, paralajmëron Agjencia e Energjisë.
Kërkesa për qymyr këtë vit ishte rreth 9 për qind më e lartë se parashikimi i disa viteve më parë. Sot, çmimet janë 50% më të larta se mesatarja midis 2017 dhe 2019. Azia mbetet qendra e tregtisë ndërkombëtare të qymyrit, me të gjitha vendet më të mëdha importuese në rajon, duke përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë dhe Vietnamin. Ndërsa eksportuesit më të mëdhenj janë Indonezia dhe Australia.
Sipas Marrëveshjes së Parisit për Klimën, përdorimi i qymyrit duhet të ulet në mënyrë drastike këtë dekadë për të qenë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050 dhe për të kufizuar ngrohjen globale. Megjithatë, duket e pamundur që kjo të ndodhë. Sipas Agjencisë, qymyri, lënda djegëse fosile që prodhon më shumë emetime të karbonit, mbetet një burim dominues i energjisë në mbarë botën.
Sondazh

10 kompanitë më të mira për të punuar në Europë në vitin 2024, sipas punonjësve!
Kur bëhet fjalë për punën profesionale, Europa njihet për një nga qasjet më të favorshme globalisht. Vendet europiane renditen vazhdimisht ndër më të mirat......

BE do të krijojë 7 fabrika të reja AI në të gjithë Europën. Cilat janë dhe çfarë do të bëjnë ato?!
Komisioni Europian miratoi një fond prej 1.5 miliardë euro këtë muaj për shtatë fabrika të reja ose të modernizuara të inteligjencës artificiale (AI) të......

Marrëveshja tregtare mes BE-së dhe Zvicrës prej 550 miliardë euro – Pse përballet me një referendum sfidues?!
Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë, forca më e madhe politike në vend, tha të premten në mëngjes se kundërshtonte marrëveshjen. “SVP i......

Italia gjobit OpenAI me 15 mln euro - Autoriteti italian akuzon kompaninë për përdorim të paautorizuar të të dhënave
Mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Itali ka gjobitur OpenAI me 15 milionë euro pasi ka përfunduar një hetim për mbledhjen e të dhënave personale në......

Mbyllet Tik-Tok në Shqipëri për një vit - Prezantohet plani i ri, Rama: Do rritet siguria në shkolla
Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë platformën tik-tok në Shqipëri minimalisht për 1 vit. Në takimi përmbyllës pas konsultimit publik me mësues e......

Do të bllokohet TikTok, Manastirliu: Plan i Ri Veprimi për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë në shkollë!
Sot u prezantua Plani i Ri i Veprimit, një nismë e rëndësishme e Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim me institucione dhe partnerë ndërkombëtarë, në......

“Konsumi i naftës në Kinë do të arrijë kulmin në 2027” - Gazi natyror, zgjerimi i automjeteve elektrike dobëson kërkesën
Konsumi i naftës në Kinë do të arrijë kulmin deri në vitin 2027, sipas gjigantit shtetëror të rafinimit Sinopec, ndërsa kërkesa po fillon të dobësohet në......

“Fryhet” buxheti, 618 milionë euro më shumë - 11- mujori/ Pagat dhe konsumi dominojnë rritjen e të ardhurave
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 60.5 miliardë lekë, apo 618 milionë euro më shumë se një vit më parë për periudhën 11 mujore të vitit. Sipas të dhënave......