Konkurrenca globale në eksporte, Kina ka hegjemoninë-Nga viti 2010, Kina ka dyfishuar praninë e saj në tregun botëror
Konkurrenca globale për të patur pozitë dominuese në eksportet botërore është ashpërsuar më tej që nga koha e pandemisë. Në krye të garës janë Kina, SHBA dhe Gjermania. Sipas një studimi të kryer nga një institute studimor gjerman prodhimet nga Gjermania përbëjnë të paktën 30 për qind të eksporteve botërore.
Vendi më i zhvilluar europian është dominues në 180 kategori nga 5.300 kategori produktesh të analizuara. Sipas raportit Shtetet e Bashkuara të Amerikës dominojnë me 347 produkte. "Kjo sigurisht që lidhet edhe me madhësinë e ekonomisë amerikane," thonë studiuesit gjermanë.
Por Kina është shumë më përpara se të gjithë: me 1.535 lloje mallrash, ky vend është kampioni botëror në eksporte. Sipas studimit që nga viti 2010, Kina pothuajse ka dyfishuar numrin e kategorive të produkteve në të cilat dominon tregun botëror. Megjithatë, Gjermania me 180 produktete saj dominuese, renditet relativisht mirë në konkurrencën ndërkombëtare dhe tejkalon vendet si Italia me 141 kategori produktesh, Japonia me rreth 100 kategori produktesh dhe Franca me 73 kategori produktesh.
Sipas studimit eksportet gjermane janë veçanërisht të forta në industrinë kimike, inxhinierinë mekanike dhe sektorët e inxhinierisë elektrike, si dhe në prodhimin e metaleve me ngjyra. Blerësi më i madh i produkteve "Made in Germany" janë Shtetet e Bashkuara, gjë që nuk është befasi. Presidenti amerikan Donald Trump shpesh theksonte këtë çekuilibër tregtar me Gjermaninë. Kina është në vendin e dytë, edhe pse me një vëllim dukshëm më të vogël të blerjeve të produkteve gjermane në krahasim me SHBA-në.
Sondazh

Komunizëm me Bitcoin, Koreja e Veriut: Jemi të tretët në botë-Me anë të hekerimit u krijua rezerva më e madhe pas SHBA e UK
Autoritetet që kanë identifikuar hakerat nga Koreja e Veriut si ata që fshiheshin pas shumë sulmeve të fundit kibernetike në kriptomonedha, vlerësojnë se......

Hekurudha Shkodër – Gjakovë, Beci: 7 stacione, 43 ura dhe 14 tunele, kostoja totale 1.8 miliardë euro
"Një investim që rikthen në vëmendje historinë e Shkodrës dhe lidhjen e saj shekullore me Gjakovën përmes hekurudhës’. Kështu e ka cilësuar në një postim në......

Samiti i Sigurisë, Zelensky kërkon nga BE 5 mld euro armatime.-Është anti-evropiane që vendimet e mëdha të bllokohen nga një person
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli nëpërmjet një video komunikimi me liderët e BE-së të mbledhur në samitin e Sigurisë. Zelensky tha se Vladimir......

BE shtyn tarifat e para kundër SHBA-së deri në mes të prillit-Trump kërcënoi me tarifa 200% për disa mallra që vijnë nga BE
Bashkimi Evropian ka shtyrë kundërmasat e para kundër SHBA mbi tarifat e metaleve të presidentit Donald Trump deri në mes të prillit, duke e lejuar atë të......

Afati i plotësimit të DIVA, penalitetet pas 31 marsit-Stefani: Nese nuk plotësohet në afat masa administrative 3 mijë lekë
144 mijë qytetarë kanë afat deri më 31 mars për plotësimin e deklaratës individuale së të ardhurave vjetore. Por çfarë ndodh nëse qytetarët nuk kanë......

Pse ankohen më shumë punonjësit shqiptarë?-Në shkurt u kontrolluan mbi 18 mijë vende pune
Vonesat në paga por edhe shkakrkimet e padrejta nga puna janë shkaqet e ankesave më të shumta që kanë punonjësit shqiptarë. Në raportin e Inspektoratit të......

Komisioneri Dervishi takon Ambasadorin Britanik Nicholas Abbott
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Britanisë në......

Parashikohen rreziqe fiskale afatmesme për Greqinë - Raporti I BE tregon rënie të borxhit, por nuk mungojnë sfidat
Komisioni Evropian identifikon rreziqe të larta për qëndrueshmërinë fiskale afatmesme të Greqisë në "Raportin e monitorimit të qëndrueshmërisë së borxhit......