Bota Postuar më 21 Mars 2025, 09:47

Konkurrenca globale në eksporte - Kina ka hegjemoninë. Nga viti 2010, ka dyfishuar praninë në tregun botëror

Nga SCAN TV

Konkurrenca globale në eksporte - Kina ka hegjemoninë. Nga viti 2010,

Konkurenca globale për të patur pozitë dominuese në eksportet botërore është ashpërsuar më tej që nga koha e pandemisë. Në krye të garës janë Kina, SHBA dhe Gjermania. Sipas një studimi të kryer nga një institute studimor gjerman prodhimet nga Gjermania përbëjnë të paktën 30 për qind të eksporteve botërore.

Vendi më i zhvilluar europian është dominues në 180 kategori nga 5.300 kategori produktesh të analizuara. Sipas raportit Shtetet e Bashkuara të Amerikës dominojnë me 347 produkte. "Kjo sigurisht që lidhet edhe me madhësinë e ekonomisë amerikane," thonë studiuesit gjermanë.

Por Kina është shumë më përpara se të gjithë: me 1.535 lloje mallrash, ky vend është kampioni botëror në eksporte. Sipas studimit që nga viti 2010, Kina pothuajse ka dyfishuar numrin e kategorive të produkteve në të cilat dominon tregun botëror. Megjithatë, Gjermania me 180 produktete saj dominuese, renditet relativisht mirë në konkurrencën ndërkombëtare dhe tejkalon vendet si Italia me 141 kategori produktesh, Japonia me rreth 100 kategori produktesh dhe Franca me 73 kategori produktesh.

Sipas studimit eksportet gjermane janë veçanërisht të forta në industrinë kimike, inxhinierinë mekanike dhe sektorët e inxhinierisë elektrike, si dhe në prodhimin e metaleve me ngjyra. Blerësi më i madh i produkteve "Made in Germany" janë Shtetet e Bashkuara, gjë që nuk është befasi. Presidenti amerikan Donald Trump shpesh theksonte këtë çekuilibër tregtar me Gjermaninë. Kina është në vendin e dytë, edhe pse me një vëllim dukshëm më të vogël të blerjeve të produkteve gjermane në krahasim me SHBA-në.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat