Bota Postuar më 3 Mars 2026, 18:17

Konflikti me Iranin, aeroportet katër ditë të mbyllura, linjat ajrore pësojnë humbje të thella

Nga SCAN TV

Konflikti me Iranin, aeroportet katër ditë të mbyllura, linjat

Aksionet e linjave ajrore në Azi dhe Europë shënuan humbje të ndjeshme, teksa konflikti i alencës SHBA-Izrael kundër Iranit solli rritjen e çmimeve të karburantit dhe reduktimin e punës në linjat e tranzitit nga Lindja e Mesme. Qendrat kryesore të Gjirit, përfshirë Dubain, me aeroportin ndërkombëtar më të ngarkuar në botë, i cili në situate normale përballon afro 1,000 fluturime në ditë, mbeten të mbyllura për të katërtën ditë me radhë, duke lënë kështu mijëra pasagjerë të bllokuar.

Kompania e të dhënave të aviacionit, Cirium, tha se mbi 19,000 fluturime për në Lindjen e Mesme janë anuluar që nga dita e shtunë.

Gjithashtu, ekonomistët thonë se konflikti mund të çojë në një rënie prej 11% deri në 27% të fluturimeve drejt Lindjes së Mesme në vitin 2026, si dhe një reduktim prej 34 deri në 56 miliardë dollarë në shpenzimet e vizitorëve në rajon.

Nga ana tjetër, çmimet e naftës janë rritur afro 30%, mes konfliktit në zgjerim, i cili nga ekspertët vlerësohet se do të rrisë kostot e karburantit për avionë duke u bërë kështu kërcënues për fitimet e linjave ajrore.

Megjithatë, shumë drejtues të linjave ajrore kanë bërë me dije se deri tani gjenden të përgatitur përballë pasojave gjeopolitike. Drejtori ekzekutiv i Ryanair tha se kompania posedon rezerva të mjaftueshme nafte, të cilat e mbrojnë atë për 12 muajt e ardhshëm nga trazirat dhe konfliktet gjeopolitike, si ky i fundit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat