Kompanitë ajrore i qëndrojnë objektivit “zero neto” - Masa vjen pavarësisht dyshimeve për furnizimin me karburant ekologjik
Linjat ajrore globale përfunduan një samit dyditor duke iu përmbajtur një objektivi për emetime neto zero deri në vitin 2050, por nuk munguan shqetësimet në lidhje me disponueshmërinë e karburanteve më të gjelbra dhe aeroplanëve të rinj.
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, që përfaqëson rreth 350 linja ajrore, tha se arritja e objektivit do t'u kushtonte transportuesve 4.7 trilionë dollarë, ose 174 miliardë dollarë në vit.
Pavarësisht shenjave të mëparshme se disa linja ajrore po bëheshin më skeptike në lidhje me shanset e arritjes së objektivit, Shoqata shmangu rihapjen e debatit mbi emetimet zero neto. Drejtuesit theksuan se industria ka vetëm një hapësirë të vogël për të përmbushur qëllimet e saj.
Ata shtuan kritikat ndaj kompanive të energjisë, duke i akuzuar për shtimin e tarifave arbitrare në Evropë, si dhe prodhuesit e aeroplanëve që nuk kanë arritur të ofrojnë avionë efikasë në kohën e duhur.
"Duhet të shohim më shumë veprime nga ana e të gjithë partnerëve në zinxhirin e vlerës për t'u siguruar që industria të mund të arrijë në vendin e duhur", tha Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës së Transportit Ajror, Willie Walsh.
Në prill, Walsh paralajmëroi se agjenda e emetimeve zero neto po dilte nga rruga e duhur, me komentet që rrezikonin të nxisnin diskutime rreth sfidave të industrisë.
Por ai tha se nuk kishte pasur asnjë diskutim për ndonjë vonesë në arritjen e objektivave gjatë takimit vjetor të kësaj jave në Nju Delhi.
Përpjekjet e industrisë për qëndrueshmëri janë përqendruar kryesisht rreth karburanteve të qëndrueshme të aviacionit me bazë bimore. Megjithatë, furnizimet aktuale mbulojnë vetëm një pjesë të nevojave të linjave ajrore për karburant. Për këtë arsye, transportuesit u kërkuan qeverive dhe firmave të energjisë të bënin më shumë për të shtyrë përpara nismën.

Një hap përpara drejt teknologjisë së avancuar - Investimi shqiptar në startup-in e Mira Muratit. Një risk i zgjuar?
Një investim prej 10 milionë eurosh nga buxheti i shtetit në startup-in e Mira Muratit ka tërhequr vëmendjen si një hap përpara drejt teknologjisë së......

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? - BSH: Kredia konsumatore arriti në 92 mld lekë në fund të tremujorit të parë
Tre muajt e parë të 2025 kanë dëshmuar një rritje të kërkesës së qytetarëve për financim nga bankat. Gjatë kësaj periudhe, nuk janë marrë vetëm më shumë......

Rrugë e re për hyrjen në Shkodër - Nisin punimet, Balluku: Shpresojmë të mbyllen para afatit kontraktual
Pas procedurave tenderuese dhe lidhjes së kontratës ka nisur puna për ndërtimin e rrugës së re për hyrjen në qytetin e Shkodrës. Sipas afateve kontraktuale......

Bizneset marrin mbrapsht 54 milionë euro në 4 muaj - Rimbursimi i TVSH-së, 80% e kërkesave miratohen pa kontroll
Në 4 muajt e parë të vitit, bizneseve iu janë kthyer 5.4 miliardë lekë apo 54 milionë euro TVSH e paguar, përmes procedurës së rimbursimi. Në raport me një......

Tarifat e dyfishuara për metalet hyjnë në fuqi - Masa e Trump godet veçanërisht Kanadanë dhe Meksikën
Shtetet e Bashkuara dyfishuan tarifat për shumicën e importeve të çelikut dhe aluminit, duke përshkallëzuar më tej luftën tregtare globale. Masa vjen ndërsa......

Shqipëria, “magnet” për turistët me buxhet të kufizuar - Edhe “Rough Guides” na rekomandon si një nga 20 vendet më të lira
Turizmi në Shqipëri ka njohur një hov të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit, duke thyer rekorde mujore dhe kthyer vëmendjen ndërkombëtare drejt saj. Nga......

BE, e bindur të shmangë tarifat amerikane 500% - Projektligji i senatorëve synon ekonominë ruse dhe partnerët kryesorë
Komisioni Evropian është i bindur se Bashkimi Evropian do të arrijë të shmangë goditjen ekonomike nga një projektligj i ri i Senatit Amerikan që parashikon......

Pensionet private, skemës i shtohen 1,451 kontribues - AMF: “Zgjerohet” me 493 mln lekë më shumë totali i aseteve të fondeve
Gjithnjë e më shumë qytetarë po zgjedhin që të kontribuojnë edhe për një pension privat, krahas atij shtetëror, me qëllim që të kenë një masë më të lartë......