Bota Postuar më 9 Dhjetor 2025, 12:37

Komisioni i BE-së hap hetim ndaj Google për AI - Vendimi vjen pasi tensioneve me SHBA gjatë fundjavës

Nga Scan TV

Komisioni i BE-së hap hetim ndaj Google për AI - Vendimi vjen pasi

Komisioni Evropian nisi kw të të martë një hetim ndaj Google për përdorimin e përmbajtjes së botuesve të internetit dhe materialit të YouTube për shërbimet e saj të inteligjencës artificiale. Vendimi vjen pasi tensionet transatlantike u përshkallëzuan gjatë fundjavës, pasi Brukseli vendosi një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj rrjetit social X të Elon Musk për shkelje të Aktit të tij të Shërbimeve Dixhitale.

“IA po sjell inovacion të jashtëzakonshëm dhe shumë përfitime për njerëzit dhe bizneset në të gjithë Evropën, por ky përparim nuk mund të vijë në kurriz të parimeve që janë në zemër të shoqërive tona”, tha në një deklaratë komisionerja e konkurrencës e BE-së, Teresa Ribera.

“Kjo është arsyeja pse po hetojmë nëse Google mund të ketë vendosur kushte dhe afate të padrejta ndaj botuesve dhe krijuesve të përmbajtjes, duke i vendosur zhvilluesit rivalë të modeleve të inteligjencës artificiale në disavantazh”, shtoi Ribera.

Hetimi i BE-së do të shqyrtojë nëse Google ka përdorur përmbajtjen e botuesve të internetit për të ofruar shërbime të inteligjencës artificiale gjeneruese në faqet e rezultateve të kërkimit pa kompensim të përshtatshëm dhe pa u dhënë atyre mundësinë për të refuzuar.

Hetimi i Komisionit bazohet në rregullat e BE-së të hartuara për të ndaluar abuzimet me pozicionin dominues në treg. Megjithatë, hapja e një hetimi pas një gjobe ndaj X mund të shkaktojë zemërimin e Uashingtonit, i cili është pozicionuar në anën e kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë. Që nga rikthimi i Trump në pushtet në vitin 2025, BE-ja dhe SHBA-ja kanë qenë në konflikt mbi zbatimin e rregullave dixhitale nga blloku.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat