Kinë, IA “reformon” arsimin- Teknologjia integrohet me edukimin për të nxitur inovacionin
Kina do të integrojë aplikacionet e inteligjencës artificiale (IA) në sektorin e mësimdhënies, tekstet shkollore dhe kurrikulën shkollore. Ky vendim ka si qëllim të rnovojë sistemin e arsimit, thanë autoritetet në një dokument zyrtar.
Lëvizja që përfshin nxënësit dhe mësuesit në nivelet fillore, të mesme dhe të larta, tregon qartë pikësynimet e Pekinit, ndërsa ekonomia e dytë më e madhe në botë planifikon të nxisë inovacionin dhe të gjejë burime të reja rritjeje.
Promovimi i inteligjencës artificiale do të ndihmonte në "kultivimin e aftësive themelore të mësuesve dhe studentëve" dhe do të formësonte "konkurrencën thelbësore të talenteve inovative", tha ministria e arsimit.
Për studentët, aftësi të tilla themelore variojnë nga të menduarit e pavarur dhe zgjidhja e problemeve, deri te komunikimi dhe bashkëpunimi, njoftuan burimet zyrtare në faqen e internetit. Përdorimi i inteligjencës artificiale do të çonte gjithashtu në klasa më inovative dhe sfiduese.
Përmes integrimit të teknologjisë inovatore në arsim, autoritetet synojnë jo vetëm të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies, por edhe të përgatisin breza të rinj të pajisur me aftësi të domosdoshme për tregun global të punës. Kjo qasje e hershme pritet të krijojë një bazë të fortë për zhvillime të ardhshme shkencore dhe ekonomike në vend.
Përpjekja vjen pasi universitetet kineze nisën kurse të inteligjencës artificiale dhe zgjeruan investimet pasi startup-i DeepSeek tërhoqi vëmendjen globale në janar me lançimin e një modeli konkurrues dhe më të lirë për t'u zhvilluar se sa homologët amerikanë.
Në të njëjtin muaj, Kina zbuloi gjithashtu planin e parë kombëtar të veprimit për të arritur një "komb me arsim të fortë" deri në vitin 2035, duke synuar të shfrytëzojë efikasitetin e inovacionit në arritjen e qëllimit.

Vota e Diasporës, OSBE/ODHIR dhe KQZ monitorojnë administrimin e zarfeve
Nga qendra ku po mblidhen votat e Diasporës, shefi i ODIHR Lamberto Zannier tha se procesi është i rregullt. Ambasadori, vlerësoi pozitivisht organizimin e......

“Ndërtimi i Durrës Yacht & Marina nuk cenon kushtetutën”-Hyn në fuqi vendimi i Gjykatës që rrëzon kërkesën e opozitës për shfuqizim të ligjit
Ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së deputetëve të opozitës për shfuqizimin e ligjit që miratoi zhillimin e projektet......

Kosovë, energjia ndikim në shtrenjtimin e çmimeve tjera-Konsumatorët të trembur nga goditja e dyfishtë
Rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet të sjellë një valë tjetër të rritjes së cmimeve të konsumit në Kosovë. Me gjithë protestat e organizuara për......

SHBA kërkon progres nga Rusia dhe Ukraina - Paralajmëron tërheqjen nga ndërmjetësimi i armëpushimit mes palëve
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, tha se SHBA mund të gati heqë dorë nga përpjekjet për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe......

Guvernatori Sejko takon Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos. Gjatë takimit,......

Trafiku, jo më policë në rrugë - Gati Qendra e Kontrollit, monitorim në 200 km autostradë
Rreth 200 km rrugë kombëtare do të monitorohen me kamera, duke eleminuar qëndrimin e njësive të policisë rrugore si dhe duke rritur sigurinë. Qendra......

Dëmshpërblimi për aksidentet me mjet të pasiguruar - AMF: Rreth 351 mln lekë në 2024. Janë ulur dëmet pezull nga Fondi i Kompensimit
Në vitin që lamë pas, pagesat nga Fondi i Kompensimit për dëmshpërblimin e një mjeti të siguruar që është përfshirë në një aksident me një mjet të pasiguruar......

Ku u rritën më shumë çmimet dhe qiratë e banesave në 2024 në Europë? – Ja ku renditet Shqipëria!
Rritja e kostos së jetesës është arsyeja kryesore e shqetësimit për qytetarët europianë, sipas një sondazhi të Eurobarometrit të vitit 2024. Zbulimi nuk......