Kina zhvillon modelin e “IA” për aplikim ushtarak - Studiuesit përdorën modelin publik të Meta-s për të krijuar “ChatBIT”
Institucionet kërkimore kineze të lidhura me Ushtrinë Çlirimtare Popullore kanë përdorur modelin Llama të disponueshëm publikisht të Meta-s për të zhvilluar një mjet të inteligjencës artificiale, që do të ketë aplikime ushtarake.
Gjashtë studiues kinezë nga tre institucione të ndryshme, dy prej tyre nën organin kryesor të kërkimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, Akademinë e Shkencave Ushtarake, treguan se si kishin përdorur një version të hershëm të modelit Llama të Meta-s si një bazë për atë që e quajtën "ChatBIT".
Studiuesit përdorën gjuhën e Llama 13B, duke futur parametrat e tyre për të ndërtuar një mjet të fokusuar tek ushtria, për të mbledhur dhe përpunuar inteligjencën dhe për të ofruar informacion të saktë dhe të besueshëm për vendimmarrje operacionale.
ChatBIT është projektuar më së miri dhe optimizuar për dialogun dhe detyrat e përgjigjes së pyetjeve në fushën ushtarake. Sipas raportimeve, ai i tejkalonte disa modele të tjera të inteligjencës artificiale që ishin afërsisht 90% po aq të aftë sa ChatGPT-4 i OpenAI. Studiuesit nuk shtjelluan se si e përcaktuan performancën apo nëse modeli i ri ishte vënë në shërbim.
Meta ka ofruar akses të hapur për shumë nga modelet e saj, duke përfshirë Llama. Kompania vendos kufizime në përdorimin e tyre, duke përfshirë një kërkesë që shërbimet me më shumë se 700 milionë përdorues të kërkojnë një licencë nga firma. Kushtet gjithashtu ndalojnë përdorimin e modeleve për industritë ushtarake, luftarake, bërthamore apo për spiunazh dhe aktivitete të tjera që i nënshtrohen kontrolleve të eksporteve të mbrojtjes së SHBA-së, si dhe për zhvillimin e armëve dhe përmbajtjeve që synojnë "të nxisin dhe promovojnë dhunën".
Megjithatë, për shkak se modelet e Meta-s janë publike, kompania ka mënyra të kufizuara për të zbatuar këto dispozita."Çdo përdorim i modeleve tona nga Ushtria Çlirimtare Popullore është i paautorizuar dhe në kundërshtim me politikën tonë të pranueshme të përdorimit," tha drejtoresha e politikave publike të kompanisë.
Sondazh

1.29 miliardë lekë për strehimin - Buxheti 2025, parashikon edhe subvencione për familjet në nevojë
Qeveria synon të sigurojë të sigurojë deri në vitin 2030, strehim të përshtatshëm e të përballueshëm për rreth 35,0000 individë/familje që kanë aplikuar për......

Buxheti 2025, 18,53 mld për kontratat me PPP - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e......

Projektet infrastukturore më të rëndësishmë për vitin 2025 - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e......

Kampionati Ndërkombëtar i Volejbollit BALFIN zhvillon edicionin e katërt/ Një aktivitet që reflekton forcën bashkepunuese të kompanive të Grupit
Katër ekipe nga kompani të Grupit BALFIN, përfshirë punonjës nga Shqipëria dhe rajoni, garuan në edicionin e katërt të Kampionatit Ndërkombëtar të......

Spanja synon të ndalojë vizat e arta nga janari, por një vend po e rifut atë!
Marrja e të drejtës për të jetuar dhe punuar në një vend tjetër mund të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë. Por kjo nuk është gjithmonë rasti për ata që......

Lulëzon pasuria personale e Trump – Shkak, rritja e aksioneve të kompanisë së tij mediatike!
Kompania mëmë e faqes së rrjeteve sociale të Trump, Truth Social humbi 19.2 milionë dollarë (17.83 milionë euro) në tremujorin e fundit, sipas një raporti të......

Raporti/ Kompanitë ushqimore shesin produkte më pak të shëndetshme dhe cilësore në vendet më të varfra!
Sipas një raporti të ri, kompanitë më të mëdha në botë të ushqimit dhe pijeve shesin mesatarisht produkte në vendet me të ardhura të ulëta që janë më pak të......

Fitorja e Trump dhe kërcënimi për më shumë tarifa ndaj Kinës!
Fitorja presidenciale e Donald Trump në vitin 2024 ka ngritur shiritin për planet stimuluese fiskale të Kinës, që priten të premten. Në fushatën e tij,......