Kina vendos tarifa për produktet e plastikës - Masa synon importet nga SHBA, BE dhe Japonia
Kina ka vendosur tarifa për disa importe të plastikës që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Japonia. Masat vijnë mes tensioneve tregtare me SHBA-në dhe shqetësimeve për stabilitetin e sistemit tregtar global.
Kina ka njoftuar vendosjen e tarifave deri në 74.9% për importet e kopolimerëve POM (Polioksimetilen), një lloj plastike inxhinierike, që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Japonia dhe Tajvani.
Gjetjet e ministrisë së tregtisë përfundojnë një hetim të nisur në maj 2024, menjëherë pasi SHBA rriti ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike kineze, çipet e kompjuterëve dhe importet e tjera.
Këto lloje kopolimerësh mund të zëvendësojnë pjesërisht metale të tilla si bakri dhe zinku, dhe kanë aplikime të ndryshme duke përfshirë pjesët e automobilave, elektronikën dhe pajisjet mjekësore, tha ministria.
Në janar, ministria tha se hetimet fillestare kishin përcaktuar se kishte shitje me çmime të padrejta dhe shkelje të ligjit të konkurrencës. Sipas njoftimit, normat më të larta prej 74.9% u vendosën për importet nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa dërgesat evropiane do të përballen me tarifa prej 34.5%.
Kina vendosi tarifa prej 35.5% për importet japoneze, përveç Asahi Kasei Corp, e cila do të paguajë një normë prej 24.5%. Gjithashtu, detyrimet e përgjithshme prej 32.6% u vendosën për importet nga Tajvani.
Këto masa erdhën pavarësisht rritjes së shpresës për lehtësimin e konfliktit tregtar SHBA-Kinë, pasi të dyja palët ranë dakord të ulnin tarifat reciproke në një armëpushim 90-ditor. Zëdhënësi shtetëror kinez Global Times tha se afati i kësaj marrëveshjeje duhet të zgjatet përtej 3 muajve.
Grupi i vendeve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor paralajmëroi për "sfidat themelore" me të cilat përballet sistemi global tregtar, pas një takimi në Korenë e Jugut.
Sondazh

Pasuri që rrjedhin nga veprimtari kriminale - Policia sekuestron 228 mijë euro, 1 apartament dhe 2 automjete!
Policia e Shtetit njofton se Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të......

Treguesit, më pak humbje energjie në rrjet - Tirana dhe Shkodra me humbjet më të larta, më mirë renditen Korça e Gjirokastra
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2024 u regjistruan në 17.93%, apo 1% më pak se një vit më parë kur energjia që humbte në rrjet......

Cilat janë rreziqet nga korrigjimi i të ardhurave të bizneseve? - Eksperti: Instrument që mund të përdoret për pastrim parash
Të gjithë bizneset që dorëzojnë një bilanc, do të kenë të drejtën që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vjet mbrapsht, duke korrigjuar zërat e ndryshme......

Vetëm 13.3% rimorën patentën pas humbjes së pikëve - DPSHTRR: Procedura, riregjistrim nga e para në autoshkollë
Në kuadër të nismës për rritjen e sigurisë rrugore dhe rikthimin e përgjegjshmërisë te drejtuesit e mjeteve, janë rinisur sesionet ritestuese për qytetarët......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 86.7 lekë dhe është shitur me 88.1 lekë krahasuar me ditën e djeshme duke u dobësuar disi sipas kursit të këmbimit......

“Rusia e Ukraina të nisin menjëherë bisedimet për armëpushim” - Trump nuk u bashkohet sanksioneve të reja të BE-së ndaj Moskës
Donald Trump njoftoi se Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për armëpushim pas një telefonate me Vladimir Putin. Ai nuk tregoi gatishmëri për......

Reklama e turizmit nga samitet dhe aktivitetet - Kasa: Pritet një rritje e fluksit me 15-20%, më shumë të ardhura se turistë
Viti që lamë pas rezultoi me 11.7 milionë shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë dhe me 4.5 miliardë euro të ardhura nga sektori i turizmit. Me muajin maj......

Franca siguron 37 mld euro investime të huaja - Presidenti Macron mirëpret mbi 200 drejtues biznesesh në Versajë
Franca ka siguruar 37 miliardë euro investime të huaja gjatë samitit të biznesit në Versajë. Projektet përfshijnë sektorë të ndryshëm, si teknologjia,......