Bota Postuar më 5 Korrik 2025, 10:20

Kina vendos tarifa 35% për konjakun e BE - Kompanitë që mbajnë çmime minimale do të përjashtohen nga masa

Nga Kristi Ceta

Kina vendos tarifa 35% për konjakun e BE - Kompanitë që

Ministria e Tregtisë në Kinë dha vendimin përfundimtar mbi konjakun që vjen nga Bashkimi Evropian, duke vendosur tarifa deri në 34.9% për një periudhë pesëvjeçare. Masa do të hyjë në fuqi në datën 5 korrik 2025, njoftoi ministria në një deklaratë.

Megjithatë, disa kompani që janë angazhuar për të mbajtur çmime minimale, duke përfshirë Martell & Co dhe Rémy Martin, do të përfitojnë nga tarifa më e ulët, për sa kohë i respektojnë këto angazhime.

Ky vendim vjen pas një hetimi të nisur vitin e kaluar mbi importet e konjakut evropian, kryesisht nga Franca.

Prodhuesit francezë kanë shprehur prej kohësh pakënaqësinë e tyre, duke thënë se janë viktima të një konflikti tregtar më të gjerë midis Brukselit dhe Pekinit, për shkak të tarifave të bllokut mbi automjetet elektrike kineze.

Kina ka zbatuar këto tarifa pasi BE akuzoi Pekinin se po subvencionon në mënyrë të pandershme industrinë e tij automobilistike. Eksportet mujore të konjakut në Kinë, që është tregu më i vlefshëm në botë për këtë lloj pijeje, kanë rënë deri në 70% për shkak të konfliktit tregtar.

Megjithatë, vendimi i Kinës për importet e konjakut evropian është një lajm i mirë për industrinë franceze të konjakut, sepse eliminon tarifat për të gjitha kompanitë që respektojnë angazhimet e çmimit minimal, sipas tre burimeve vendase.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat