Kina thirrje Francës të ndalë ligjin kundër Shein e Temu - Pekini e quan diskriminues ligjin dhe paralajmëron masa

Kina i ka kërkuar Francës të ndalë zbatimin e ligjit të ri që synon industrinë e modës ultra të shpejtë, duke e cilësuar atë si një masë diskriminuese ndaj kompanive kineze.
Ligji, i cili hyri në fuqi këtë javë, vendos tarifa për prodhuesit e veshjeve, këpucëve dhe artikujve shtëpiakë që operojnë përmes modeleve të modës ultra të shpejtë. Kontributi varion nga 0.25 deri në 12 euro për artikull në vitin 2026, ndërsa nga viti 2030 tarifa maksimale pritet të arrijë në 20 euro.
Masa prek platforma të mëdha të tregtisë online, mes tyre Shein, Temu dhe AliExpress, të cilat janë përballur prej kohësh me kritika për ndikimin mjedisor të modelit të tyre të biznesit.
Zëdhënësja e Ministrisë kineze të Tregtisë, deklaroi se Pekini është “fortësisht i pakënaqur” me vendimin e Francës dhe kërkoi ndalimin e menjëhershëm të zbatimit të ligjit.
Sipas Kinës, Franca po përdor kriteret mjedisore dhe të qëndrueshmërisë për të vendosur standarde të dyfishta, të cilat mund të bien ndesh me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë për mosdiskriminimin.
Pekini ka paralajmëruar gjithashtu se, nëse Franca vijon me zbatimin e ligjit, do të marrë “masat e nevojshme” për të mbrojtur kompanitë kineze, duke shtuar se Franca do të mbajë pasojat e këtij vendimi.
Legjislacioni përcakton modën ultra të shpejtë duke u bazuar kryesisht në numrin e produkteve të reja që nxjerr një kompani dhe në mënyrën se si konsumatorët inkurajohen t’i riparojnë apo t’i zëvendësojnë ato.
Qëllimi është reduktimi i ndikimit mjedisor të industrisë së modës, ndërsa njëkohësisht synohet mbrojtja e sektorit vendas francez nga importet me çmime shumë të ulëta.
Tarifat u vendosen prodhuesve, por kompanitë mund t’ua kalojnë një pjesë të kostos konsumatorëve përmes rritjes së çmimeve.
Në të njëjtën kohë, Shein po përballet me një tjetër moment të rëndësishëm. Kompania pati një debutim të vakët në Bursën e Hong Kongut këtë javë, pasi planet e mëparshme për listim në Nju Jork dhe Londër u përballën me pengesa dhe shqyrtime të shtuara mbi zinxhirët e furnizimit në Kinë.
Shein e zhvendosi selinë nga Kina në Singapor në vitin 2022, një lëvizje që është parë gjerësisht si përpjekje për të distancuar kompaninë nga shqyrtimi ndërkombëtar ndaj bizneseve kineze.
Bashkitë mbledhin dyfishin e taksave nga qytetarët - 430 milionë euro në 7 muaj, më shumë para’ edhe nga pronat
Afrimi i zgjedhjeve lokale por edhe hartimi i një reformë të re administrativo-territoriale duket se i ka vënë në lëvizje bashkitë për të rritur perfomancën......
Analizë/ Pse BE-ja mbetet shumë tërheqëse për vendet më të varfra, por jo për demokracitë e pasura si Islanda, Norvegjia dhe Zvicra?!
Nëntë vende kandidate po avancojnë në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa disa prej tyre po përshpejtojnë reformat për të arritur objektivat e......
Pagesat me kartë, rregulla të reja për tarifat e këmbimit - Klienti duhet të informohet paraprakisht mbi kursin dhe koston e transaksionit
Banka e Shqipërisë po vendos rregulla më të qarta për mënyrën se si qytetarët informohen për kostot e këmbimit valutor gjatë pagesave me kartë apo......
“Pasqyra Albania”/ Rama: Qytetarët do marrin njoftime në kohë reale - Platforma e re do të informojë për ligjet, vendimet, shërbimet dhe emergjencat
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot para grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar platformën e re digjitale “Pasqyra Albania”, e cila synon të krijojë një......
Linjë energjetike Shqipëri-Kosovë e HEC Moglica 1.6 GW - Tre projekte synojnë statusin e veçantë, në garë për prioritet dhe financim nga BE
Teksa qeveria miratoi rregullat e reja për zhvillimin e projekteve me interes për Komunitetin e Energjisë, tre projekte që përfshijnë drejtpërdrejt......
Zjarret nuk ndalen, 3 vatra aktive në vend - Situatë problematike në Dajt dhe në disa zona të Dibrës
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 3 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 4 të tjera janë nën......
Digjitalizohen 4.3 milionë kartela pasurie - Finalizohet kadastra e pronave, lehtësohen procedurat për qytetarët
4.3 milionë kartela pasurie të qytetarëve shqiptarë, në të gjithë territorin e vendit, janë digjitalizuar tërësisht, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve për......
Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka pësuar mëngjesin e sotëm një rënie të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë të enjte me 78.8 lekë dhe......

