Kina “shënjestron” sërish BE - Vendos tarifa të përkohshme ndaj produkteve të qumështit

Kina do të vendosë tarifa të përkohshme prej 21.9% deri në 42.7% për disa produkte qumështi të importuara nga Bashkimi Evropian duke filluar nga 23 dhjetori, pas një hetimi që filloi më shumë se një vit më parë.
Provat paraprake tregojnë se produktet e qumështit të importuara me origjinë nga BE-ja subvencionohen, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në industrinë vendase, tha ministria kineze e tregtisë.
Tensionet tregtare me BE-në shpërthyen në vitin 2023 kur Komisioni Evropian, nisi një hetim kundër subvencioneve për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Pekini më vonë nisi hetime mbi importet e konjakut, mishit të derrit dhe produkteve të qumështit nga BE-ja, në lëvizje të parë si hakmarrje për vendimin e Evropës për automjetet elektrike.
Firmat e BE-së që u goditën nga norma më e ulët prej 21.9% ishte Sterilgarda Alimenti SpA e Italisë, ndërsa FrieslandCampina Belgium NV dhe FrieslandCampina Nederland BV do të paguajnë normën më të lartë prej 42.7%, sipas ministrisë kineze të tregtisë.
Të gjitha firmat e tjera të BE-së që nuk iu nënshtruan hetimit të Kinës do të duhet të paguajnë gjithashtu normën më të lartë tatimore.
Bashkimi Evropian ishte burimi i dytë më i madh i produkteve të qumështit në Kinë, pas vetëm Zelandës së Re, tregojnë të dhënat e doganave kineze. Në veçanti, Kina ishte destinacioni i dytë më i madh për qumështin pluhur të skremuar dhe i katërti si për gjalpin ashtu edhe për qumështin pluhur të plotë.
Kina ka ushtruar maturi dhe përmbajtje në përdorimin e masave të kompensimit tregtar, tha një zyrtar kinez.
335 miliardë lekë borxh maturohet në 2026 - Bonot 12-mujore dhe obligacionet mbajnë peshën kryesore të shlyerjeve gjatë vitit
Gjatë vitit 2026, qeveria shqiptare përballet me një volum të konsiderueshëm të maturimit të borxhit të brendshëm. Sipas të dhënave zyrtare, pagesat totale......
Maqedoni e Veriut, duhapirja shkakton 4,000 vdekje çdo vit - Rreth 40% e popullsisë janë konsumues aktivë, vetëm 5% e ndërpresin
Maqedonia humbet rreth 4,000 jetë çdo vit si pasojë e pirjes së duhanit ose produkteve të tij. Numri i duhanpirësve aktivë në vend është 40.4 për qind e......
Kush përfiton nga vendimi i BE-së për automjetet? - Zbutja e masave për makinat me djegie të brendshme dëmton tregun evropian
Prodhuesit gjermanë të automjeteve kanë mirëpritur vendimin e Komisionit Evropian për të shtyrë ndalimin e motorëve me djegie të brendshme deri në vitin......
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, drejt ndërtimit - BERZH kalon në fazën e dytë të tenderit për projektin 368 mln euro
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka kaluar në fazën e dytë të tenderit për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, duke ftuar kompanitë......
Kërkesa e SPAK-ut për Kuvendin - Rama: Nuk do ta shqyrtojmë, çështja në Kushtetuese më 22 janar
Në podkastin "Flasim'', kryeministri Rama ka folur për kërkesën e SPAK-ut për Kuvendin. Duke e konsideruar ekstrem dhe antidemokratik kërkesën e pezullimit të......
Zbuloni “malet” në Klos dhe Vaun e Dejës - Shpallen 15 zonat me përparësi zhvillimi, harta e plotë
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Klos dhe Vau i Dejës. Në mbështetje......
Shqipëria drejt ekonomisë digjitale - BSH: Debitimet përbëjnë shumicën e transaksioneve elektronike të biznesit dhe individëve
Gjatë vitit 2025, gjithnjë e më shumë pagesa janë kryer përmes kanaleve elektronike të bankave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bizneset kanë......
Bizneset digjitale, detyrim për raportim - Direktiva e BE/ Sistemi bëhet funksional në vitin 2027
Administrata Tatimore ka përmbyllur fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit për zbatimin e Direktivës DAC7, një akt i rëndësishëm i Bashkimit......





