Kina redukton subvencionet për energjinë e pastër- Vendi e arriti objektivin gjashtë vjet para afatit të caktuar
Agjencia kryesore e planifikimit ekonomik të Kinës tha se po merrte hapa për të zvogëluar subvencionet për projektet e energjisë së rinovueshme, pas një bumi në instalimet e energjisë diellore dhe të erës.
Kina theu rekordet e veta për instalimet e reja diellore në 2024 me 45% më shumë kapacitet se vitin e kaluar. Vendi tani ka pothuajse 887 GW energji diellore të instaluar, mbi gjashtë herë më shumë se kapaciteti i Shteteve të Bashkuara, sipas të dhënave nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme.
Kina arriti objektivin e saj për 2030 gjashtë vjet përpara afatit, duke nënvizuar shpejtësinë e shpërndarjes së energjisë së pastër në një kohë kur Presidenti Donald Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e Parisit për klimën për herë të dytë dhe është zotuar ta bëjë më të lehtë shpimin për naftë dhe gaz.
Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës në Kinë tha se kapaciteti i energjisë së pastër të Kinës kishte arritur më shumë se 40% të totalit të gjeneruar. "Kostoja e zhvillimit të energjisë së re ka rënë ndjeshëm në krahasim me fazat e mëparshme," nënvizoi komisioni.
Agjencia tha se çdo projekt i ri i përfunduar pas qershorit të këtij viti do të përballet me pagesa për energjinë elektrike bazuar në çmimet e tregut".
Subvencionet më pak bujare për impiantet e reja të rinovueshme mund të shtojnë presion mbi industrinë diellore të Kinës, ku mbikapaciteti në raport me kërkesën globale ka bërë që çmimet për panelet diellore të bien dhe të çojnë prodhuesit më të vegjël drejt falimentimit.
Sondazh

Greqia “kontrollon” detet- Flota greke përbën 20% të kapacitetit global detar
Transporti detar grek kontribuoi me 150 miliardë euro në bilancin e pagesave të vendit gjatë dekadës së fundit, ndërsa ky sektor gjeneron midis 7% dhe 8% të......

Çipet globale, rekord shitjesh në 2024- Sektori u rrit me gati 20% në raport me një vit më parë
Shoqata e industrisë së gjysmëpërçuesve njoftoi se shitjet globale të çipeve arritën në 627.6 miliardë dollarë në 2024, një rritje prej 19.1% krahasuar me......

BE, 20 mld euro për inteligjencën artificiale- Synohet rritja e konkurrencës së bllokut ndaj SHBA-së dhe Kinës
Komisioni Evropian njoftoi krijimin e një fondi komunitar prej 20 miliardë eurosh për të promovuar kërkimin dhe inovacionin në fushën e inteligjencës......

Kryeadministratorja e AAPSK: Rritja e aseteve të konfiskuara, progres në luftën ndaj paligjshmërisë
Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), zj. Risena Xhaja mori pjesë sot, më 11.02.2025, në......

Leasing dhe turizmi, kombinimi fitues - Mjeti që po ndihmon kompanitë e makinave me qira të rriten
“Leasing” është kthyer në një mjet kyç për zhvillimin e sektorit të qirasë së makinave në Shqipëri. Leasing është një formë qiraje afatgjatë, ku një kompani......

Janar 2025, të ardhurat tatimore 5.4 milionë lekë me shumë se plani - Tatimet: Ecuri pozitive, 15% me shumë të ardhura se një vit më parë
Janari i këtij viti ka rezultuar i suksesshëm për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Referuar të dhënave të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve......

Eurobond 650 mln euro pritet të jetë 10-vjeçar - Periudha e paraqitjes së interesit 11 shkurti - 11 mars 2025
Shqipëria ka nisur procesin për të emetuar një Eurobond të ri me vlerë 650 milionë euro, një lëvizje kyçe për financimin e borxhit aktual dhe mbështetjen e......

Leasing dhe turizmi, kombinimi fitues/ Mjeti që po ndihmon kompanitë e makinave me qira të rriten
“Leasing” është kthyer në një mjet kyç për zhvillimin e sektorit të qirasë së makinave në Shqipëri. Leasing është një formë qiraje afatgjatë, ku një kompani......