Kina “pushton” tregun evropian të makinave - Regjistrimet e automjeteve elektrike kineze rriten me 60%
Konkurrenca e fortë nga Kina dhe mungesa e infrastrukturës së karikimit në shumë vende evropiane po krijojnë sfida serioze për prodhuesit e automjeteve elektrike që operojnë në Evropë. Situata ka ndryshuar ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit, për shkak të zhvillimit të teknologjive të reja, rregulloreve të rrepta të BE-së për emetimet, që fillimisht goditën kompanitë vendase, si dhe investimeve të mëdha nga kompanitë kineze.
Këto kompani, të mbështetura nga Pekini, po prodhojnë makina me çmime konkurruese që synojnë t’i shpërndajnë në masë në kontinentin evropian. Ato janë penguar pjesërisht nga përplasjet tregtare me Brukselin, por kanë arritur të kapërcejnë disa barriera tarifore, si për shembull duke ofruar automjete hibride në vend të atyre plotësisht elektrike. Shifrat tregojnë qartë ndryshimet. Eksportet e makinave nga Gjermania ranë me rreth 25% midis viteve 2016 dhe 2023, ndërsa kompania italo-amerikane Stellantis prodhoi rreth 30% më pak automjete për pasagjerë në gjysmën e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
Ndërkohë që industria përballet me një kërkesë më të dobët dhe me gjoba për mosrespektimin e objektivave të BE-së mbi emetimet e karbonit, tregu evropian po mbushet me shpejtësi nga markat kineze. Regjistrimet e makinave elektrike kineze në Evropë u rritën me pothuajse 60% në bazë vjetore deri në muajin prill. Edhe Tesla është përballur me shitje më të ulëta se sa pritej në Evropë, ndonëse në këtë rast ka pasur ndikim edhe përfshirja e Elon Musk në skenën politike.
Gjiganti më i madh evropian, Volkswagen Group, po ashtu ka hasur vështirësi për të ruajtur apo zgjeruar pjesën e tregut. Hyrja e modeleve të reja, veçanërisht ato elektrike, shpesh kërkon përmirësime teknologjike dhe përshtatje për të përmirësuar përvojën e konsumatorëve. Ndërkohë që inxhinierët e Volkswagen përpiqeshin të përmirësonin produktet e tyre, Kina ndërtoi në heshtje një perandori të automjeteve elektrike për të sfiduar kompaninë gjermane, që për dekada ka qenë marka më e shitur në tregun më të madh në botë. Kur ekonomia kineze rifilloi me kapacitet të plotë pas pandemisë, prodhuesit vendas si BYD dhe Nio kishin dyfishuar numrin e modeleve hibride dhe elektrike që ofronin për klientët. Shumë prej tyre ishin më të lira se produktet e kompanive evropiane. Në vitin 2023, BYD e kishte kaluar Volkswagen si marka lider në tregun evropian të automjeteve elektrike, sipas Bloomberg.
Për herë të parë në 2024, kompanitë kineze që kanë si aktivitet kryesor makinat elektrike investuan më shumë jashtë vendit sesa në tregun vendas, edhe pse këto projekte të jashtme përballen me kosto më të larta, vonesa dhe rreziqe të shtuara.
Kompanitë kineze në zinxhirin e furnizimit të automjeteve elektrike investuan rreth 16 miliardë dollarë jashtë vendit vitin e kaluar, kryesisht në prodhimin e baterive, krahasuar me 15 miliardë dollarë investime të brendshme. Sipas një studimi të grupit kërkimor Rhodium, kjo qasje përfaqëson një “ndryshim historik”, pasi më parë rreth 80% e investimeve bëheshin brenda Kinës.

Kostot e luftës në Ukrainë - Cili shtet po mban “barrën” kryesore të mbrojtjes?
Teksa bisedimet transatlantike për të ardhmen e Ukrainës intensifikohen, një çështje del në pah, veçanërisht në deklaratat e presidentit amerikan Donald......

Evropa motivon vizitorët e “gjelbër” - Qytetet ofrojnë shpërblime inovatore për të nxitur turizmin e qëndrueshëm
Dhjetëra destinacione të njohura në Evropë kanë vendosur gjoba, taksa dhe kufizime të tjera për udhëtarët në muajt e fundit, me synimin për të luftuar......

UBS “tkurr” rritjen ekonomike të Greqisë - Por, banka zvicerane mbetet optimiste për vitin e ardhshëm
Një raport i ri i UBS (Union Bank of Switzerland) ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Greqisë në vitin 2025, nga 2.6% në 2.3%. Në të njëjtën kohë,......

Meta, marrëveshje 10 mld USD me Google - Gjigantët teknologjikë bashkëpunojnë për shërbimet “cloud”
Google ka arritur një marrëveshje gjashtëvjeçare me Meta Platforms për shërbime “cloud”, me vlerë mbi 10 miliardë dollarë, tha për Reuters një burim i njohur......

Tkurret ekonomia gjermane - Shkak, rënia e eksporteve dhe prodhimit industrial
Ekonomia e Gjermanisë u tkurr me 0.3% në tremujorin e dytë, në raport me periudhën janar-mars. Kjo tkurrje erdhi si pasojë e ngadalësimit të kërkesës nga......

Doganat, sisteme digjitale sipas standardeve të BE-së - Strategji e re, çfarë ndryshon për sipërmarrjet në vend?
Së shpejti pritet të hidhet për konsultim publik strategjia e re për sistemet dixhitale doganore, sipas standardeve të Bashkimit Europian. Drejtoria e......

BE-SHBA/ 15% tarifë gjithëpërfshirëse për mallrat europiane!
Deklarata e përbashkët, e cila vjen gati një muaj pas marrëveshjes tregtare, po përshkruhet si një "hap i parë" nga ana e BE -së, e cila shpreson të sigurojë......

Shqiptarët “braktisin” kredinë afatshkurtër - BSH: Zbret në 198 miliardë lekë në qershor. Ajo afatmesme fiton më shumë terren
Shqiptarët po marrin gjithnjë e më tepër kredi afatgjata ose afatmesme, ndërsa po heqin dorë nga kreditë afatshkurtra. Të dhënat më të fundit nga Banka e......