Kina, plan sfidues kundër dollarit - Jinping: Duhet të aspirojmë dominim valutor në tregje

Kina po harton një plan sfidues kundër dominancës amerikane në financat globale duke implikuar ndikim më të madh të monedhës vendase përballë dollarit të plotfuqishëm amerikan.
Pasiguritë gjeopolitike të nxitura kryesisht nga politika ekonomike e Presidentit Trump, kanë shtyrë dollarin në rënien më të madhe prej katër vitesh. Ndërkohë, investitorët po dynden drejt aseteve të sigurta, duke i çuar çmimet e arit në nivele rekord prej më shumë se 5,500 dollarë për ons. Kjo i ka dhënë shtetit aziatik mundësinë e artë në promovimin e monedhës juan si një alternativë e qëndrueshme ekonomike.
Revista kryesore e ideologjisë së partisë komuniste, publikoi vërejtjet e Presidentit Xi Jinping që përshkruanin planet për ta shndërruar juanin kinez në një monedhë rezervë globale. Ky është roli që luan aktualisht dollari amerikan, duke e bërë atë një nga investimet më të sigurta në botë.
Askush nuk pret që kjo të ndryshojë “sa hap e mbyll sytë”. Por rënia e ndjeshme e vlerës së dollarit gjatë administratës Trump shihet që u ka hapur dyert sfidave të mundshme.
Udhëheqësi Jinping u tha zyrtarëve qeveritarë se Kina duhet të aspirojë krijimin e “një monedhe të përdorur gjerësisht në tregtinë ndërkombëtare dhe këmbimin valutor”, me një “bankë qendrore të fuqishme” dhe aftësinë për të tërhequr investime dhe ndikuar në çmimet globale.
Por, ndërsa Kina e ka portretizuar juanin si një monedhë të përshtatshme dhe të sigurt për tregtinë globale, ekspertët thanë se kontrollet e rrepta mbi lëvizjen e parave brenda dhe jashtë vendit do t'i dekurajojnë investitorët dhe institucionet financiare që të mbështeten në rezervat e monedhës.
“Të fuqishmit” e Europës, marrëveshje për minerale kritike - Synohet një autonomi më e lartë për lendët e para përballë Kinës
Italia, Franca dhe Gjermania janë solidarizuar në iniciativën e grumbullimit të pasurive minerale sipas aktit të BE për këto materiale kritike, me qëllimin e......
Marrëveshja tregtare, SHBA dhe India i japin fund kohës së raporteve të ftohta
Lajmet e fundit nga Uashingtoni mund të shihen anë e mbanë në Indi: SHBA-ja dhe India kanë arritur një marrëveshje historike tregtare. Vetëm pak kohë pas......
Nga studimet te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan
“Pekini ka interes të dërgojë sa më shumë studentë dhe shkencëtarë ndërkombëtarë në Kinë", thonë analistët. Programet arsimore të Pekinit po riformësojnë......
Presidentja Vjosa Osmani: Kosova është gati për ekonominë e gjeneratës së ardhshme
Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në “World Governments Summit”, që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjersa ka folur për vizionin e......
Mbështetja për bujqësinë, zëvendës kryeministrja Balluku dhe ministrat Malaj e Salla përmbyllin takimet
Dialogu i qeverisë me fermerët për ndryshimet në skemën e subvencioneve për bujqësinë në vitin 2026, është përmbyllur me një takim final në qarkun e Fierit.......
Kryeministri Rama në Vatikan, vizita nis nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë
Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në Vatikan. Në një postim në rrjete sociale Rama ka shkruar: VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë,......
Rihapet TikTok-u, qeveria shfuqizon masat për kufizimin e aksesit në platformën kineze
Qeveria ka vendosur të heqë masat e përkohshme për kufizimin e aksesit në platformën “TikTok” në territorin e Shqipërisë, me argumentin se tashmë janë......
Shqipëria, vend kyç për qendrat e të dhënave, Salla: Energjia e rinovueshme na bën konkurues
Energjia e rinovueshme dhe kostot konkurruese po e kthejnë Shqipërinë në një vend kyç për ndërtimin e qendrave të të dhënave. Investimi i ri prej 100 milionë......


