Kina padit BE-në për makinat elektrike - Pekini i drejtohet OBT-së pas tarifave deri në 35% për markat kineze
Kina njoftoi se kishte nisur një padi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër tarifave përfundimtare të BE-së për automjetet elektrike kineze.
Pekini kishte kërcënuar ta bënte këtë javën e kaluar, pasi Bashkimi Evropian finalizoi vendimin për të vendosur taksa prej 8 deri në 35 për qind për markat kineze. Ky vendim erdhi pasi një hetim njëvjeçar zbuloi se prodhuesit kinezë kishin përfituar nga subvencionet e padrejta.
Ministria e Tregtisë e Kinës tha se "për të mbrojtur interesat e zhvillimit të industrisë së automjeteve elektrike dhe bashkëpunimin global të transformimit të gjelbër, Pekini ka vendosur të ngrejë një padi kundër masave përfundimtare të BE-së".
Një zyrtar i Organizatës Botërore të Tregtisë konfirmoi se ankesa ishte depozituar.
“Ne mund të konfirmojmë se është marrë një kërkesë nga Kina për konsultime me Bashkimin Evropian në lidhje me detyrimet përfundimtare kundërbalancuese të BE-së për automjetet elektrike,” tha zyrtari.
Ndërkohë BE pritet të dërgojë menjëherë një ekip negociator në Kinë në një përpjekje për të gjetur një kompromis me Pekinin.
Kërkesa për konsultime me BE-në që paraqiti Kina është hapi i parë në çdo zgjidhje mosmarrëveshjeje të OBT-së, i cili do të zgjasë për 60 ditë përpara se të kërkohet një panel për të gjykuar mbi çështjen. Megjithatë, organi më i lartë i apelit i OBT-së është jashtë funksionit për shkak të mungesës së gjyqtarëve të shkaktuar nga tensionet e Shteteve të Bashkuara me organizatën.
Megjithatë, Kina dhe BE-ja mund ta zgjidhin konfliktin e tyre përmes sistemit rezervë, të njohur si MPIA (Arbitrazhi i Përkohshëm i Apelit), anëtare të të cilit janë të dyja palët.
Sondazh

Taksa e pasurisë, kur do të jetë gati kadastra fiskale? - 20 milionë euro shtesë, Malaj: E mbyllim në Qershor
Qeveria parashikon të mbledhë afro 20 milionë euro shtesë nga taksa e pasurisë në vitin 2025. Gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe......

Hekurudhat, sa do të investojë qeveria në 2025? - Balluku: Po studiojmë projekte të reja. Kemi rritur me 15.2% buxhetin për këtë sektor
Hekurudha Tiranë-Durrës dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, hekurudha Vorë - Hani i Hotit, Durrës – Rrogozhinë, Rrogozhinë-Vlorë, Aeroport i......

SCANTV.AL vjen me imazh të ri!
Scan TV ka prezantuar një version të përmirësuar të platformës, Scantv.al, një hapësirë e rigjeneruar dhe e avancuar për të ofruar informacione ekonomike dhe......

Si do të reformohet arsimi profesional? - Gonxhja: Nga totali investimeve të ministrisë, 40% shkojnë për kulturën
Projektligji “Për Buxhetin e Vitit 2025”, u diskutua në parim në Komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Gjatë relacionit për......

BE, importuesi më i madh i paneleve diellore deri në 2035 - IEA parashikon 35% rritje të importeve të bllokut për burimet e rinovueshme
Bashkimi Evropian është importuesi më i madh në botë i paneleve diellore dhe pritet të qëndrojë i tillë të paktën deri në vitin 2035, sipas raportit të......

“4,5 mld lekë për arsimin professional në 2025 - Zv.ministrja Olta Manjani, në komisionin parlamentar për Edukimin
Në Komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, po diskutohet në parim projektligji “Për Buxhetin e Vitit 2025” me zv/ministren e......

Zbardhet projekti/ Si do t’i aktivizojë Shqipëria ish-ushtarakët? - Kriteret: Jo më shumë se 60 vjeç. 45 ditë shërbimi në vit
2100 ish-ushtarakë, apo civilë do të kenë mundësinë që të bëhen pjesë e rezervistëve të ushtrisë shqiptare. Projektligji i miratuar nga Këshilli i MInistrave......

Në cilin qark ka më shumë beqarë? Rreth 36.6% e popullsisë nuk janë martuar asnjëherë, dominojnë meshkujt
Sipas të dhënave të Censusit 2023, Shqiptarët rezultojnë se po martohen gjithnjë e më pak. Rreth 36.6% e popullsisë totale në vend është me statusin beqar......