Bota Postuar më 11 Gusht 2025, 10:12

Kina nuk ndikohet nga tarifat e Trump - Eksportet kineze u rritën me mbi 7%, pavarësisht barrierave tregtare

Nga Kristi Ceta

Kina nuk ndikohet nga tarifat e Trump - Eksportet kineze u rritën me mbi

Kina nuk e vuan presionin tarifor tw administratws Trump. Në muajin korrik, eksportet kineze u rritën me 7.2 përqind nga viti në vit, duke tejkaluar pritshmëritë e tregut. Ndërsa importet u zgjeruan me 4.1 përqind, që është rritja më e lartë që nga korriku 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës.

Në të kundërt, eksportet e Kinës në Shtetet e Bashkuara ranë me 21.7 përqind në korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kurse dërgesat amerikane në Kinë u tkurrën me 18.9 përqind në të njëjtën periudhë.

Kjo rënie u kompensua pjesërisht nga rritja e eksporteve kineze në tregjet e Azisë Juglindore, me 16.6 përqind nga viti në vit, si dhe në Bashkimin Evropian, me 9.2 përqind.

Dërgesat kineze të makinave në pjesën tjetër të botës u zgjeruan me 26 përqind në raport me vitin e kaluar, dhe gjysmëpërçuesit me 16 përqind, ndërsa importet kineze të sojës u shtuan me 18.4 përqind.

Duke marrë parasysh periudhën nga fillimi i vitit deri në korrik, eksportet kineze u rritën me 6.1 përqind nga viti në vit, ndërsa importet u tkurrën me 2.7 përqind.

Marrëdhëniet tregtare midis Kinës dhe SHBA-së mbeten të tensionuara, por bisedimet mes palëve kanë treguar shenja përparimi.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessant, tha javën e kaluar se Uashingtoni dhe Pekini kishin arritur "bazën për marrëveshje tregtare" përpara një afati të rëndësishëm për tarifat e reja, duke shtuar se mbeteshin vetëm çështje teknike për t’u zgjidhur. Por  në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se Amerika nuk është e lumtur që Kina ende po blen naftë nga Irani.

Armëpushimi aktual i tarifave të ndërsjella midis palëve skadon më 12 gusht.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat