Kina, në prag të një “revolucioni” valutor - Si ndikon rritja e monedhës kineze në tregun ndërkombëtar?

Debati për dominimin e vazhdueshëm të dollarit në sistemin monetar global është i përsëritur, me rivalin "e përjetshëm", euron, që shihet si kërcënimi kryesor për supremacinë e tij. Megjithatë, Kina duket se po fiton terren gradualisht, me juanin që po bëhet një aktor kyç në transaksionet ndërkombëtare, edhe pse ende nuk e sfidon dot hegjemoninë e monedhës amerikane. Sidoqoftë, të dhënat më të fundit tregojnë se juani kinez është tashmë vetëm një hap larg nga tejkalimi i paundit britanik si monedha e katërt më e fuqishme në botë.
Sipas një sondazhi trevjeçar të Bankës për Shkëmbime Ndërkombëtare (BIS), juani përfaqëson aktualisht 8.5% të shkëmbimeve globale, krahasuar me vetëm 7% në vitin 2021. Kjo rritje pasqyron qartë thellësinë e përpjekjeve të Pekinit për të forcuar përdorimin ndërkombëtar të monedhës së vet, kryesisht përmes mekanizmave të zgjerimit tregtar-financiar dhe linjave të këmbimit me një numër vendesh. Në të kundërt, paundi britanik ka shënuar një rënie të ndjeshme: nga rreth 13% në vitin 2019, tani ka zbritur në 10.2%, duke humbur gradualisht peshën që tradicionalisht ka pasur në tregjet globale.
Ky zhvillim nuk do të thotë që juani mund të kërcënojë në të ardhmen e afërt monedha si dollari apo euro, të cilat përqendrojnë shumicën e transaksioneve dhe mbeten thelbësore për funksionimin e sistemit financiar ndërkombëtar. Megjithatë, është një tregues i qartë se strategjia e Kinës po funksionon. Përmes forcimit të marrëdhënieve tregtare, rritjes së pranisë në organizatat globale dhe zhvillimit të infrastrukturës si sistemi i pagesave CIPS, Pekini synon që në periudhën afatgjatë të ndërkombëtarizojë gradualisht monedhën e vet.
Analistët vlerësojnë se përmbysja e mundshme e juanit ndaj paundit do të ketë gjithashtu një peshë të madhe simbolike, pasi do të theksojë ndryshimin në ekuilibrin midis dy modeleve ekonomike diametralisht të kundërta: nga njëra anë, Britania pas Brexit-it, që po përpiqet të ripërcaktojë rolin e saj në një skenë ndërkombëtare të paqëndrueshme, dhe nga ana tjetër, superfuqia ekonomike aziatike që po konsolidon me vendosmëri praninë e vet.
Por pyetja që shtrohet është nëse aktorët globalë do të zgjedhin t’i besojnë më shumë një monedhe që, pavarësisht përdorimit në rritje, vazhdon të jetë e kontrolluar rreptësisht nga Pekini.
Shtëpia e Bardhë “ndëshkon” shtetet demokrate - Ngrin 26 miliardë dollarë fonde, kërcënon shkurtime në administratë
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka ngrirë 26 miliardë dollarë fonde federale për shtetet që drejtohen nga guvernatorë demokratë. Masa vjen......
Reshjet e para të borës/ Balluku: Ekipet në terren, qarkullimi vijon normalisht
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi sot se reshjet e para të borës kanë mbërritur më herët......
‘Mot i keq’ edhe në tregun valutor – Dobësohen monedhat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke pësuar zbritje nga një ditë më parë duke u blerë sot me 81.7 lekë dhe duke u shitur me 82.9 lekë sipas......
Anulohen lundrimet nga/drejt Durrësit – APD: Shkak, moti i keq!
Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe......
OpenAI arrin vlerën 500 miliardë USD - Shiten aksione me vlerë 6.6 miliardë dollarë tek investitorë globalë
OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, ka arritur një vlerësim prej 500 miliardë dollarësh, pas një marrëveshjeje në të cilën punonjës aktualë dhe......
SHBA shtyn sanksionet ndaj Serbisë - I jep kohë kompanisë së naftës NIS të operojë deri më 8 tetor
Departamenti Amerikan i Thesarit ka dhënë një licensë të veçantë që shtyn zbatimin e plotë të sanksioneve ndaj kompanisë së naftës NIS, e cila është në......
Greqi, rreth 19,500 vende të reja pune në administratë - Në fokus, shëndetësia, mbrojtja, arsimi dhe infrastruktura
Kabineti qeveritar i Greqisë ka miratuar krijimin e 19,489 vendeve të reja të punës në sektorin publik për vitin 2026. Sipas Ministrisë së Brendshme, fokusi......
Elon Musk prek vlerën 500 miliardë USD - Bëhet personi i parë në histori që arrin këtë nivel pasurie
CEO i Tesla-s, Elon Musk, u bë personi i parë ndonjëherë që arrin një pasuri neto prej afro 500 miliardë dollarësh. Kjo erdhi falë rritjes së aksioneve të......





