Kina “kontrollon” ushtrinë gjermane - Varësia nga mineralet kritike kineze kërcënon zhvillimin e industrisë
Kancelari Friedrich Merz ka shprehur synimin për ta kthyer Gjermaninë në fuqinë kryesore ushtarake të Evropës. Megjithatë, ambicia e tij dhe e qeverisë mund të përballet me një pengesë serioze: varësia e madhe e industrisë evropiane të mbrojtjes nga mineralet kritike të Kinës.
Këto materiale, si neodimi, disprosiumi, tungsteni, grafiti, titani dhe magnezi i pastër, janë përbërës thelbësorë në pajisjet ushtarake moderne. Ato përdoren për radarët, motorët elektrikë, sistemet e drejtimit të raketave, dronët e shumë pajisje të tjera.
Por shumica dërrmuese e këtyre materialeve vijnë nga Kina. BE importon rreth 95% të të gjitha lëndëve të para strategjike, dhe për 90% të tyre varet nga vendet jashtë bllokut. Për më tepër, Gjermania pothuajse nuk ka kapacitete për përpunimin e këtyre mineraleve. Ndërkohë, Pekini kontrollon mbi 50% të përpunimit global për shumicën e këtyre elementëve, dhe në disa raste, si për galiumin dhe germaniumin, që janë veçanërisht të rëndësishëm për mbrojtjen, kontrolli i saj shkon deri në 86%.
Studiuesit evropianë dhe ekspertët e mineraleve të rralla paralajmërojnë se mungesa e aksesit në këto burime mund të çojë në ndaljen e menjëhershme të planeve për fuqizimin e industrisë së mbrojtjes. Pekini ka filluar të kufizojë eksportet e lëndëve të para drejt kompanive perëndimore të mbrojtjes, duke shkaktuar vonesa në prodhim dhe rritje të ndjeshme të kostove. Kjo po ndodh në një kohë kur Gjermania ka ndërmarrë planin më ambicioz të dekadave të fundit për fuqizimin e forcave të armatosura. Berlini ka premtuar të shpenzojë qindra miliarda euro për mbrojtjen deri në vitin 2029. Por nëse mungojnë materialet bazë, asnjë nga këto investime nuk do të ketë rezultat konkret.
Ndërkohë, SHBA ka ndërtuar prej kohësh një kuadër ligjor për të garantuar furnizimin me materiale strategjike, si Ligji për Prodhimin e Mbrojtjes, që lejon qeverinë të financojë minierat vendase, të orientojë zinxhirët e furnizimit dhe të mbështesë nevojat e mbrojtjes. Aty ekziston edhe një rezervë kombëtare strategjike për raste emergjente, e mbajtur nga Agjencia e Logjistikës së Mbrojtjes.
Në kontrast, Brukseli ka zgjedhur një qasje më të butë. Ligji për Materialet e Papërpunuara Kritike në BE vendos objektiva të përgjithshëm, por zbatimi praktik u lihet shteteve anëtare, përmes koordinimit vullnetar. Nuk ka asnjë autoritet qendror që të garantojë furnizimin. “Nuk kemi rezerva shtetërore, si për gazin apo naftën,” theksojnë ekspertët.
Kjo varësi përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare. “Pa zinxhirë furnizimi të sigurt, nuk ka mbrojtje të besueshme,” shpjegojnë ata. Për të ndërtuar një industri të qëndrueshme të mbrojtjes, Berlini duhet të ndërmarrë reforma strukturore dhe të aktivizojë burimet e brendshme. Gjermania ka rezerva litiumi dhe minerale të tjera të rëndësishme, por projektet për nxjerrjen e tyre përballen me kundërshtime politike dhe burokratike.

Mbështetja për Ukrainën, Evropa tejkalon SHBA-në - Kryeson shpenzimet për armatime, kontrata me industrinë e mbrojtjes
Në maj dhe qershor të vitit 2025, vendet evropiane vazhduan të mbajnë një nivel të lartë mbështetjeje për Ukrainën, veçanërisht në ndihmën ushtarake. Një......

Evropa reagon pas takimit në Shtëpinë e Bardhë - Liderët e fuqive të mëdha, optimistë për arritjen e armëpushimit në Ukrainë
Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, liderët evropianë shfaqën optimizëm të moderuar se Presidenti amerikan Donald Trump po përparon në përmbushjen e premtimit......

ChatGPT, 2 miliardë USD në dy vjet - Aplikacioni gjeneron rreth 3 dollarë për çdo instalim në telefon
Aplikacioni telefonik i ChatGPT ka gjeneruar 2 miliardë dollarë në shpenzime nga konsumatorët që nga hyrja në treg në vitin 2023, duke fituar mesatarisht......

“SHBA, pjesë e garancive të sigurisë” - Trump siguron Zelenskyy për angazhimin amerikan në Ukrainë
Ndërsa bota mbante frymën për të ndjekur ritakimin Donald Trump–Volodymyr Zelenskyy në Zyrën Ovale, me liderët e BE-së që ndiqnin ngjarjen nga prapa dyerve,......

Njoftim për Urën autohekurudhore të Milotit/ ARRSH: Përfundon projekti për ndërhyrje emergjente!
Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, përfunduan në një kohë të shkurtër hartimin e projektit për......

“Trenat elektrikë vijnë në 2027-ën” - Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, nis ndërtimi i stacioneve
Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve......

Turizmi, me bilance pozitive/ Rritje me 38.2% e netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese
Turizmi në Shqipëri po përjeton një zhvillim të vazhdueshëm, duke tërhequr një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh nga rajoni, Europa dhe vende të......

Ligji i ri për koncesionet dhe PPP-të - Përzgjedhja nga një komision i posaçëm, monitorimi nga Njësia e Zbatimit të Kontratës
Ligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” pritet të ndryshojë duke sjellë parashikime të reja ligjore. Projektiligji është depozituar në......