Kina i kundërpërgjigjet BE-së - Vendos tarifa deri në 20% për importet e mishit të derrit

Kina do të vendosë tarifa deri në 19.8% për importet e mishit të derrit nga Bashkimi Evropian, një ulje e konsiderueshme krahasuar me tarifat fillestare që shkonin deri në 62.4%, njoftoi Ministria e Tregtisë e Kinës.
Ky njoftim vjen pas një hetimi të gjatë kinez mbi importet e mishit të derrit nga blloku, i nisur në qershor 2024. Sipas këtij hetimi, produktet evropiane po dëmtonin industrinë vendase. Vendimi vjen si hakmarrje ndaj masave të BE-së për të vendosur tarifa provizore mbi automjetet elektrike të prodhuara në Kinë vitin e kaluar.
Pekini gjithashtu vendosi këtë verë tarifa për konjakun evropian. Tarifat prekin kryesisht konjakun e prodhuar në Francë, megjithëse prodhuesit kryesorë siguruan përjashtime. Produktet e qumështit nga BE gjithashtu iu nënshtruan hetimeve.
Bashkimi Evropian ka një deficit të madh tregtar me Kinën, që kaloi 300 miliardë euro vitin e kaluar. Megjithatë, blloku është eksportues i madh i mishit të derrit dhe furnizues kyç i nënprodukteve të tij. Kina po përballet me një tepricë të këtyre produkteve, e lidhur edhe me ngadalësimin ekonomik që ka ulur shpenzimet e konsumatorëve.
Në shtator, superfuqia aziatike urdhëroi tarifa provizore, që varionin nga 15.6% deri në 32.7% për importet e mishit të derrit nga kompanitë evropiane që bashkëpunuan me hetimin. Të gjitha kompanitë e tjera iu nënshtruan një takse deri në 62.4%.
Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi se BE po i shiste produktet e mishit të derrit me çmime më të ulëta se kostoja e prodhimit ose çmimet në tregun vendas, duke dëmtuar industrinë kineze. Tarifat përfundimtare, që variojnë nga 4.9% deri në 19.8%, do të zgjasin për pesë vjet. Spanja, Holanda dhe Danimarka do të jenë vendet më të prekura nga kjo masë.
Eksportet evropiane të mishit të derrit drejt Kinës arritën kulmin në 7.4 miliardë euro në vitin 2020, kur Pekini duhej të plotësonte kërkesën vendase, pasi fermat e derrave u goditën nga një sëmundje. Megjithatë, importet kineze janë reduktuar vitet e fundit.
“Emigrimi, fenomen mashkullor” - Banka Botërore: Shumica e grave largohen për arsye familjare
Banka Botërore, në bashkëpunim me INSTAT ka realizuar Anketën e Migracionit 2024, duke analizuar largimet nga vendi, arsyet, pritshmëritë, cila gjini migron......
Sa u kushton shqiptarëve largimi nga vendi? Rreth 1 në 5 të rinj marrin borxh për të mbuluar kostot e ikjes
Emigrimi nuk nis me fitim, por me shpenzim. Për shumë shqiptarë emigrimi shpesh përshkruhet si rrugë shpëtimi ekonomik, por të dhënat e fundit tregojnë edhe......
OpenAI, në bisedime me Amazon - Synohet investim mbi 10 miliardë dollarë për çipet e IA
OpenAI është në bisedime me Amazon për një investim të mundshëm dhe një marrëveshje për përdorimin e çipeve të inteligjencës artificiale. Detajet janë ende......
Investim për përmirësimin e rrjetit energjetik - OST, 189 milionë lekë për modernizimin e linjës 110 kV Traktora-Farkë
Operatori i Sistemit te Transmetimit, ka shpallur hapjen e garës kalimi në kabllor i segmentit të linjës 110 kV Traktora – Farkë në hyrje të nënstacionit......
“Përgjysmim i akcizës për birrën” - Propozimi: Të rikthehet skema e diferencuar, lehtësi për prodhuesit e vegjël
Opozita ka propozuar rikthimin e skemës së diferencuar të akcizës për birrën, me synimin për të mbështetur prodhuesit e vegjël vendas dhe për të rritur......
Rikuperojnë valutat kryesore – Forcohen Dollari e Franga
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të vlerës ditën e sotme duke rikuperuar pikë nga rënia e vazhdueshme që pati gjatë fillimit të kësaj jave teksa......
BE “zbut” objektivin për makinat me djegie të brendshme - Propozon reduktimin e emetimeve me 90% nga viti 2035
Komisioni Evropian ka propozuar të zbusë ndalimin e planifikuar për makinat me motorë me djegie të brendshme nga viti 2035, duke lejuar që disa automjete......
“Ndaloni rritjen e çmimeve për festat e fundvitit” - Autoriteti i Konkurrencës u bën thirrje bizneseve në Kosovë
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës u ka bërë thirrje bizneseve të ndalojnë çdo rritje të pajustifikuar të çmimeve gjatë festave të fundvitit. Ky institucion......





