Kina dhe Rusia diskutojnë krijimin e një rendi të ri global - Liderët kritikojnë sistemin perëndimor, propozojnë qasje më të balancuara
Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje liderëve të një samiti rajonal që të shfrytëzojnë "tregun e tyre me përmasa gjigante". Po ashtu, presidenti rus Vladimir Putin shprehu mbështetje për ambicien e Xi, që synon krijimin e një rendi të ri global në fushën e sigurisë dhe ekonomisë, për të sfiduar Shtetet e Bashkuara.
Në fjalimin e samitit dyditor të mbajtur në qytetin port të Tianjin në Kinën veriore, Xi deklaroi se Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) ka vendosur një model për një tip të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare. “Duhet të mbështesim një shumëpolarizim të botës që të jetë i barabartë dhe i rregullt, një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës, si dhe të nxisim ndërtimin e një sistemi të qeverisjes globale më të drejtë dhe më të ekuilibruar,” tha ai.
Presidenti kinez gjithashtu theksoi nevojën për të përfituar nga madhësia e jashtëzakonshme e tregut të vendeve anëtare. Xi i bëri thirrje bllokut që të forcojë bashkëpunimin në fusha si energjia, infrastruktura, shkenca dhe teknologjia, si dhe inteligjenca artificiale.
Presidenti Putin theksoi se kjo organizatë ka rikthyer “bashkëpunimin e vërtetë”, me përdorimin në rritje të monedhave kombëtare në marrëveshjet mes vendeve anëtare.
“Kjo krijon themelet politike dhe socio-ekonomike për ndërtimin e një sistemi të ri stabiliteti dhe sigurie në Euroazi,” tha ai.
Sipas tij, ky sistem sigurie, ndryshe nga modelet eurocentrike dhe euroatlantike, do të marrë në konsideratë interesat e një game më të gjerë vendesh, do të jetë i balancuar dhe nuk do të lejojë që një shtet të sigurojë interesat e veta në kurriz të të tjerëve.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe Kryeministri indian Narendra Modi dhe liderë të tjerë nga Azia Qendrore, Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Azia Juglindore, në një demonstrim solidariteti të shteteve të “Global South”. Blloku, që fillimisht përbëhej nga gjashtë vende të Euroazisë, është zgjeruar në 10 anëtarë të përhershëm dhe 16 vende të tjera me status vëzhgues ose të dialogut në vitet e fundit.
Xi Jinping u bëri thirrje partnerëve të organizatës që të kundërshtojnë “mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe përplasjen në blloqe”, duke mbështetur një sistem tregtie shumëpalësh. Kjo u pa si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj politikave të presidentit amerikan Donald Trump dhe luftës së tij tregtare, që ka prekur veçanërisht ekonomitë në zhvillim, duke përfshirë Indinë, eksportet e së cilës u goditën javën e kaluar me një tarifë prej 50%. Në fund, Xi premtoi se Kina do të ofrojë rreth 280 milionë dollarë ndihma falas për vendet anëtare këtë vit, si dhe 1.38 miliardë dollarë shtesë në formë huash për konsorciumin bankar të Organizatës.

“Rënia e çdo qeverie në eurozonë do të ishte shqetësuese” - Presidentja e BQE paralajmëron për pasojat në ekonominë franceze
Franca nuk ndodhet aktualisht në një situatë që do të kërkonte ndërhyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), por çdo rrezik për rënien e një qeverie brenda......

Bizneset greke dyfishojnë përdorimin e “IA” - Por, mbeten pas në krahasim me mesataren evropiane
Bizneset greke po i marrin gjithnjë e më seriozisht mjetet e inteligjencës artificiale, megjithëse ende kanë rrugë për të bërë sa i përket automatizimit të......

Emigrantët dërguan më shumë para’ në Kosovë - 654 milionë euro remitanca në gjysmën e parë të vitit
Emigrantët kanë dërguar më shumë para’ pranë familjeve të tyre në Kosovë gjatë gjysmës së parë të vitit. Referuar të dhënave të Bankës Qendrore, remitancat......

Shqipëria përfshihet nga moti i keq/ Apeli i Policisë së Shtetit për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve
Pothuajse i gjithë vendi është përfshirë në orët e mesditës nga moti i keq i shoqëruar nga stuhia dhe rreshje të dendura shiu. Nisur nga kjo situatë, Policia......

MEKI thirrje sektorit të ndërtimit: Të gjithë subjektet të marrin masat e nevojshme parandaluese në rast të parashikimit të një stuhie
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka paralajmëruar sektorin e ndërtimit të marrë......

Prona, pasuri e pambrojtur nga shqiptarët - AMF: Bien me 3.5% primet nga sigurimi prej zjarrit, forcave të natyrës dhe dëmtimeve të tjera
Prona është një aset i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin e banimit apo prodhimit në rastin e tokës, por konsiderohet edhe si një formë investimi apo sigurimi......

Turizmi vijon të “frymëzojë” kreditimin/ Rritje e ndjeshme e huave në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor
Sektori i turizmit në Shqipëri po dëshmon vitalitet, duke reflektuar një besim të shtuar nga bizneset private në potencialin e tij afatgjatë. Të dhënat më të......

4 vite burg për tregtimin e ushqimeve të dëmshme! - Siguria ushqimore, ashpërsohen masat me Kodin e ri Penal
Kodi i ri penal sjell shtimin e veprave penale që lidhen me sigurinë ushqimore, dhe konkretisht me prodhimin e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin, ofrimin......