Katari paralajmëron Evropën - Do të ndalojë eksportet e gazit, nëse BE zbaton rregulloren e re
Katari paralajmëroi se do të ndërpresë eksportet e gazit në Bashkimin Evropian nëse vendet e bllokut vendosin penalitete sipas legjislacionit të miratuar së fundmi, u shpreh Ministri i Energjisë së Katarit, Saad Sherida al-Kaabi.
Direktiva e BE-së për Qëndrueshmërinë e Korporatave, e cila hyri në fuqi në korrik, lejon gjoba deri në 5 për qind të të ardhurave globale vjetore të një kompanie nëse menaxhimi dështon të trajtojë ndikimet negative të të drejtave të njeriut ose mjedisit.
“Nëse humbas 5 për qind të të ardhurave të mia duke furnizuar Evropën, nuk kam për ta furnizuar Evropën”, tha al-Kaabi.
Katari është bërë një furnizues kritik i gazit natyror të lëngshëm në Evropë, pasi vendet po reduktojnë varësinë e tyre nga energjia. QatarEnergy, gjiganti shtetëror i energjisë, ka arritur marrëveshje afatgjata për furnizimin me gaz të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Holandës.
Al-Kaabi, i cili është gjithashtu shefi ekzekutiv i QatarEnergy, tha se legjislacioni i BE-së do të ishte i pafuqishëm për kompani si QatarEnergy.
Direktiva ka tërhequr kritika si nga brenda ashtu edhe jashtë BE-së. Vendet duhet të integrojnë rregullat e reja në ligjin kombëtar deri në vitin 2026 dhe një vit më vonë, në 2027, ato do të fillojnë të zbatohen për kompanitë. Kjo nismë është pjesë e strategjisë më të gjerë të bllokut për të harmonizuar praktikat e korporatave me qëllimin për arritjen e emetimeve neto zero deri në vitin 2050.
Komisioni Evropian theksoi se direktiva është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ndikimet negative përcaktohen nga standardet e njohura globalisht.
Sondazh

Cili është angazhimi qytetar në Planin e Rritjes Ekonomike? - Ambasadori Vos: Gjithëpërfshirja duhet të udhëheqë çdo hap të procesit
Plani i Rritjes Ekonomike, si programi më i madh financiar i Bashkimit Europian, ka nisur zbatimin në Shqipëri. Në partneritet me Ambasadën e Mbretërisë së......

“Ekonomia e Kosovës do të ngadalësohet” - Në kuadër të dy marrëveshjeve, FMN shpëndan 36 milionë euro shtesë
Rritja ekonomike e Kosovës pritet të ngadalësohet në 2025. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, viti aktual do të mbyllet me një rritje ekonomike prej 4.3%,......

16 milionë euro për kadastrën e pronave - Digjitalizim i të dhënave dhe regjistrim fillestar i zonave kadastrale
Qeveria ka akroduar një financim shtesë në masën rreth 1.57 miliardë lekë, apo 16 milionë euro për dy projekte të Agjencisë Kombëtare të Kadastrës.......

TEC-et lundrues, në prodhim - Në 10 muaj kanë gjeneruar rreth 13 mijë mWh, “pik-u” në gusht
Dy TEC-et lundrues të pozicionuar në Triport të Vlorës kanë hyrë në prodhim. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë në total për periudhën janar –......

51.100 startup-e, grant 300 milionë lekë - Hyn në fuqi skema e granteve mbështetëse
Agjencia Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve dhe Lehtësuesve njoftoi në Komisionin e Ndihmës Shtetërore planin e ndihmës shtetërore për......

Elbasan-Qafë Thanë e Unaza e Tiranës, 36 mln euro shtesë - Ndryshimet në buxhet/ Qeveria rishpërndan më shumë se 500 milionë euro
Përmes një akti normativ, në mbyllje të vitit, qeveria ka vendosur të rishpërndajë rreth 50 miliardë lekë apo 500 milionë euro mes zërave të shpenzimeve......

Kosova, pjesë e SEPA në 2025? - Vendi pritet të kursejë 55 milionë euro nga transfertat ndërkombëtare
Kosova pritet që vitin e ardhshëm të anëtarësohet në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA). Kosova dorëzoi paraaplikimin në SEPA më 14 tetor 2024, por një......

“Frenon” ekonomia britanike - Rriten shqetësimet për recesion në 2025
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar nuk reflektoi asnjë përmirësim në tremujorin e tretë të vitit, me ritmin e rritjes tremujore të Prodhimit të Brendshëm......