Kanadaja, tarifa deri në 50% për SHBA - Në shënjestër, rreth 20 miliardë USD produkte amerikane

Kanadaja njoftoi vendosjen e tarifave reciproke ndaj Shteteve të Bashkuara, sipas skemës së ashtuquajtur “dollar për dollar”, në shenjë hakmarrje ndaj tarifave prej 50% që Presidenti Donald Trump vendosi gjatë fundjavës, pas dështimit të negociatave tregtare.
Tarifat e reja të Otavës zyrtare përfshijnë më shumë se 700 mallra amerikane dhe kanë një vlerë prej rreth 20 miliardë dollarë, pak a shumë në të njëjtën vlerë me tarifat e fundit që Trump aplikoi mbi verën kanadeze, çimenton, shkopinjtë e hokejit dhe shumë produkte të tjera. Kundër-tarifat variojnë nga 15% në 50% dhe synojnë një gamë të gjerë produktesh amerikane që importohen në Kanada, duke përfshirë produktet e qumështit dhe të detit, pajisjet shtëpiake, produktet e drurit dhe të letrës, si dhe rrobat.
Ndër më të rëndësishmet, janë tarifat prej 50% mbi çelikun dhe aluminin amerikan, duke dyfishuar normën aktuale. Tarifat mbi metalet dhe drurin u vendosen për t'iu përgjigjur tarifave të njoftuara më parë nga SHBA, mbi çelikun, aluminin, lëndën e drurit dhe produktet e tjera.
Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 8 shtator, ndërsa Kanadaja prezantoi gjithashtu një paketë shtesë prej 7.5 miliardë dollarë, për të mbështetur bizneset dhe punëtorët që dëmtohen nga tarifat e Amerikës. “Kur Shtetet e Bashkuara kërkuan shumë dhe ofruan pak, ne bëmë një zgjedhje. Ne zgjodhëm Kanadanë”, tha Ministri Kanadez i Financave, François-Philippe Champagne, në një konferencë për mediat.
Tarifat e reja do të ishin shmangur nëse palët do të arrinin një marrëveshje tregtare, përpara se ato të hynin në fuqi të shtunën. Trump kishte deklaruar më herët se një marrëveshje ishte pothuajse e përfunduar, por Kanadaja pezulloi negociatat të premten në mbrëmje, duke pretenduar se Uashingtoni bëri kërkesa të paarsyeshme dhe ndryshime të minutës së fundit.
Dështimi i negociatave ka hapur një kapitull të ri në luftën tregtare të aleatëve kryesorë, duke rritur tensionet që ishin tashmë të përshkallëzuara, nga përdorimi i tarifave dhe komenteve të Trump ndaj Kanadasë. Politika e tarifave “dhëmb për dhëmb” mund të përkeqësojnë më tej shqetësimet aktuale të lidhje me kostot e larta, pasi bizneset paralajmërojnë po krijohet pasiguri e madhe dhe mund ta bëjnë shumë të kushtueshme tregtinë përtej kufirit.
Kryeministri Mark Carney, në një fjalim pas dështimit të bisedimeve, pranoi se vendimi për t'u hakmarrë “do të rrisë kostot dhe do të zvogëlojë zgjedhjet për kanadezët”. Carney, i cili u bë kryeministër vitin e kaluar, pasi më parë drejtoi Bankën e Kanadasë, ka shprehur dëshirën për të diversifikuar ekonominë e vendit, në mënyrë që të zvogëlojë varësinë nga SHBA.
Kompanitë detare do raportojnë për gazet serrë - Rregulla të reja për anijet, do monitorohen shkarkimet e CO₂, metani dhe N₂O
Kompanitë e transportit detar do të duhet të monitorojnë dhe raportojnë shkarkimet e gazeve serrë të anijeve që operojnë përmes porteve shqiptare. Detyrimet......
500 milionë lekë për rehabilitimin e fasadave në Dhërmi - Ndërhyrje në 160 objekte. Synohet rikthimi i identitetit tradicional
Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e garës për rehabilitimin dhe rikualifikimin urban të fasadave dhe territorit në fshatin Dhërmi, në zonën e mbrojtur......
“Made in Albania” fitojnë terren në rajon/ Më shumë shitje, më pak blerje. Shqipëria forcon pozitat me fqinjët
Tregtia e Shqipërisë me vendet e rajonit po anon gjithnjë e më shumë nga eksportet. Gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, shitjet shqiptare drejt......
Kredi me 0% interes për shtëpi/ Ibrahimaj: Hapet thirrja për 300 punonjës të administratës
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për aplikim për 300 kredi me 0% interes, të destinuara për punonjësit e administratës publike që......
511 milionë euro më shumë në arkën e shtetit - 7-mujori/ Turizmi, ndikim kryesor. Investimet rriten me 45 milionë euro
Buxheti i shtetit ka mbledhur në rreth 484.6 miliardë lekë në 7 muajt e parë të vitit, me realizim 100% të planit të periudhës. Të ardhurat totale,......
Sektori i tregtisë “thith” më shumë kredi - BSH: Rritja e kreditimit u mbështet edhe nga bizneset në industri, ndërtim dhe shërbime
Tregtia mbetet sektori që ka dhënë kontributin më të madh në rritjen e kredisë për bizneset gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit. Ajo ka kontribuar me 6.1......
75% e kredisë hipotekore e përqendruar në Tiranë - BSH: Rritet financimi për individët. Huaja në lekë u zgjerua me 20.2%
Kredia për individët po vijon të rritet me ritme të shpejta, ndërsa bankat po ofrojnë kushte më të favorshme financimi. Por rritja e kredisë nuk është e......
Berati, drejt transportit publik elektrik - Hapet tenderi 276 mln lekë, autobusë elektrikë dhe stacione inteligjente
Mbi 276 mln lekë do të investohen për ngritjen e një sistemi të integruar të transportit publik elektrik dhe inteligjent në qytetin e Beratit. Tenderi është......

