Bota Postuar më 3 Shkurt 2025, 10:08

Kanadaja, Meksika “hakmerren” ndaj SHBA-së - Vendosin tarifa për mallrat amerikane si kundërpërgjigje ndaj Trump

Nga Kristi Ceta

Kanadaja, Meksika “hakmerren” ndaj SHBA-së - Vendosin tarifa

Kanadaja dhe Meksika urdhëruan tarifa hakmarrëse për mallrat amerikane në përgjigje të tarifave gjithëpërfshirëse të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Kanadaja vendosi fillimisht tarifa prej 25% për importet amerikane duke filluar nga e marta. Këto përfshijnë pije, produkte kozmetike dhe produkte letre me vlerë 20 miliardë euro. Së shpejti do të publikohet një listë e dytë e mallrave, me automjetet e pasagjerëve, kamionët, çelikun dhe produktet e aluminit, disa fruta dhe perime, mishin dhe produktet e qumështit. Vlera e këtyre mallrave shkon rreth 83 miliardë euro.

Meksika deri më tani ka thënë vetëm se do të vendosë tarifa hakmarrëse, pa përmendur ndonjë tarifë apo produkte specifike.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha në një deklaratë se Kanadaja dhe Meksika ranë dakord "për të rritur marrëdhëniet e forta dypalëshe" midis tyre. Zyrtarët kanadezë kanë pasur dialog të gjerë me homologët e tyre meksikanë, por sipas burimeve, përgjigjet tarifore nuk do të ishin të koordinuara.

Kanadaja është tregu më i madh i eksportit për 36 shtete, dhe Meksika është partneri më i madh tregtar i SHBA-së. Këto dy vende urdhëruan masat pavarësisht kërcënimit të mëtejshëm të Trump për të rritur vlerën e tarifave nëse vendosen taksa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane. "Ne sigurisht që nuk po kërkojmë të përshkallëzojmë situatën, por do të mbrojmë vendin tonë," tha Trudeau.

Trump u përgjigj duke kritikuar suficitin tregtar të Kanadasë me Shtetet e Bashkuara dhe duke pretenduar se pa atë suficit, “Kanadaja do të pushojë së ekzistuari si një vend i qëndrueshëm”. Ai gjithashtu bëri thirrje që vendi “të bëhet shteti i 51-të”. “Do të ketë taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje shumë më të mirë ushtarake për popullin e Kanadasë. Dhe jo tarifa!” theksoi Trump.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 3 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes duke e nisur këtë javë dhe muaj ne kuota pozitive duke u blerë sot me 95.5 lekë dhe duke u shitur me 97.2......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat