Bota Postuar më 9 Shtator 2026, 09:50

Kanadaja “godet” SHBA-në/ Hyjnë në fuqi tarifat deri 50% për miliarda dollarë mallra amerikane

Nga Edel Strazimiri

Kanadaja “godet” SHBA-në/ Hyjnë në fuqi tarifat deri

Kanadaja ka vendosur në fuqi tarifat hakmarrëse ndaj produkteve amerikane, duke përshkallëzuar luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Masat prekin mallra amerikane me vlerë 27.6 miliardë dollarë kanadezë, ose rreth 17 miliardë euro. Tarifat prej 15%, 25% dhe deri në 50% aplikohen për qindra produkte, mes tyre çelik, alumin, mobilie, veshje, kozmetikë, pajisje elektronike, makineri bujqësore dhe produkte të qumështit.

Otava deklaron se masat përputhen “dollar për dollar” dhe “normë për normë” me tarifat amerikane. Përplasja tregtare vjen pasi Presidenti Donald Trump vendosi në gusht tarifa 50% ndaj produkteve kanadeze me të njëjtën vlerë.

Ekspertët vlerësojnë se masat kanadeze nuk pritet të kenë ndikim të madh në ekonominë amerikane në tërësi, por disa kompani dhe sektorë mund të përballen me humbje të konsiderueshme. Në Kanada, ndikimi pritet të jetë më i fortë në sektorin e prodhimit.

Përplasja po prek edhe kompanitë e mëdha. Trump ka kërcënuar prodhuesin kanadez të avionëve Bombardier me bllokimin e shitjeve në SHBA, nëse kompania nuk zhvendos prodhimin atje.

Ndërkohë, negociatat tregtare mes dy vendeve mbeten të pezulluara. Kanadaja ka njoftuar gjithashtu një paketë ndihme prej 7.5 miliardë dollarësh kanadezë për bizneset dhe punëtorët e prekur nga tarifat.

Përplasja është veçanërisht e rëndësishme për Kanadanë, pasi rreth 70% e eksporteve të saj shkojnë në tregun amerikan, ndërsa gati 60% e importeve vijnë nga SHBA.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat