Kanadaja do të rrisë prezencën ushtarake në Arktik - Carney njoftoi 420 milionë dollarë investim për të forcuar sigurinë
Kryeministri Mark Carney tha se Kanadaja do të rrisë praninë ushtarake dhe të sigurisë në Arktik, një hapësirë e ngrirë dhe e pasur me minerale që ka interes për Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Carney, i cili u emërua javën e kaluar dhe pritet të caktojë zgjedhjet brenda disa ditësh, tha se Kanadaja do të punojë me Australinë për të ndërtuar një sistem radari të paralajmërimit të hershëm që Otava njoftoi për herë të parë në 2022.
Kanadaja gjithashtu do të shpenzojë 420 milionë dollarë kanadezë për të lejuar ushtrinë të ketë një prezencë më të madhe, të qëndrueshme dhe gjatë gjithë vitit në Arktik dhe do të zgjerojë trajnimin dhe vendosjen e saj. "Ne duhet të investojmë në veriun e Kanadasë për të mbrojtur sovranitetin tonë," u tha Carney gazetarëve.
Trump, i cili po kërcënon të vendosë tarifa ndaj Kanadasë, shpesh ankohet se Otava nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen. Kanadaja ka vetëm një pjesë të vogël të bazave ushtarake dhe 2000 roje inuitë vendas për të vëzhguar një peizazh të madh të shkretë të ngrirë që mbulon më shumë se 4.4 milionë km katrorë.
Presidenti amerikan gjithashtu ka përmendur shpesh interesin e tij për të blerë Groenlandën, duke përmendur vendndodhjen e saj strategjike dhe burimet minerale.
Sistemi i paralajmërimit të hershëm, që do të kushtojë 6.9 miliardë dollarë për 20 vjet, do të mbulojë hapësirën ajrore nga kufiri i SHBA-së deri në Arktik dhe duhet të jetë funksional deri në vitin 2029.
Burime të partisë Liberale në pushtet thonë se Carney ka vendosur të caktojë datën e zgjedhjeve këtë të diel. Kundërshtarët e tij kryesorë do të jenë konservatorët, të cilët muajin e kaluar thanë se do të ndërtonin një bazë në Arktik dhe do të rrisnin sigurinë rajonale.
Udhëheqësi i Partisë Konservatore, Pierre Poilievre, duke vënë në dukje se Pentagoni kishte paralajmëruar për veprim të mundshëm rus në Arktik, u zotua gjithashtu të dyfishojë numrin e ushtarëve në 4,000 dhe të blejë dy akullthyes të tjerë polare.
Sondazh

Tunelet në Elbasan-Librazhd, gati për 1 vit - Rama dhe Balluku inspektojnë punimet për ndërtimin e Korridorit VIII
Gërimimi i dy tuneleve me gjatësi 1.1 km, që lidhin Elbasanin me Librazhdin si pjesë e Korridorit VIII do të përfundojë në shtator të këtij viti, ndërsa......

Franca, 1.5 miliardë euro për avionë luftarakë - Macron synon të rrisë autonominë mbrojtëse dhe forcën bërthamore
Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të porosisë avionë të tjerë luftarakë Rafale në vitet e ardhshme dhe do të investojë gati 1.5 miliardë euro në......

BE rrezikon më shumë tarifa nga Trump - Rezultatet e hetimeve ndaj “Big Tech” mund të rrisin tensionet me SHBA-në
Komisioni Evropian do të marrë vendimet për të caktuar nëse Apple, Meta dhe Google shkelin ligjet e BE-së për konkurrencën digjitale. Këto vendime mund t'i......

“Vetëshpallen” mbi 8,800 pronarë përfitues - Rritet fluksi i aplikimeve në QKB, më shumë transparencë
Rreth 9 mijë aplikime janë depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë vitit që lamë pas në regjistrin e pronarëve përfitues, i cili është detyrim......

400 mln euro kredi nga mikrofinanca - Në 2024, portofoli i sektorit u rrit me 12%. Vijon të jetë huadhënës kryesor në bujqësi
Sektori i mikrofinancës, pra subjektet financiare jobanka, shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, kanë disbursuar rreth 400 milionë euro kredi të......

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit – Një nga rivalët kryesorë të Erdogan!
Policia turke arrestoi të mërkurën një nga rivalët kryesorë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, në......

Rregulla të reja për operatorët turistikë - “Drejtues teknikë me eksperiencë në turizëm, diplomë dhe gjuhë të huaja”
Bizneset që ofrojnë shërbime turistike do të jenë të detyruar të kenë si drejtues teknik një individ me kritere të posaçme, duke nisur nga diploma që duhet të......

E kaluara “përndjek” të ardhmen - Pse Gjermania, Italia, Japonia varen ende nga mburoja bërthamore e SHBA?
Të shqetësuara nga paqëndrueshmëria globale, vendet nga Evropa dhe Azia po rrisin në mënyrë drastike shpenzimet e tyre ushtarake. Në një kohë kur përfshirja......