Bota Postuar më 17 Janar 2026, 14:26

Kanadaja dhe Kina ulin tarifat e automjeteve elektrike/ Reagimi nga SHBA: Kanadaja do të pendohet për vendimin e saj

Nga Scan TV

Kanadaja dhe Kina ulin tarifat e automjeteve elektrike/ Reagimi nga SHBA:

Kanadaja dhe Kina arritën një marrëveshje fillestare tregtare të premten që do të ulë tarifat për automjetet elektrike, pasi të dy vendet premtuan të heqin barrierat tregtare ndërsa krijojnë lidhje të reja strategjike gjatë vizitës së Kryeministrit Mark Carney.

Kryeministri i parë kanadez që viziton Kinën që nga viti 2017, Carney po kërkon të rindërtojë lidhjet me partnerin e dytë më të madh tregtar të vendit të tij pas Shteteve të Bashkuara, pas muajsh përpjekjesh diplomatike.

Në një deklaratë të njoftuar nga agjencia shtetërore kineze e lajmeve, të dy vendet u zotuan të rifillojnë dialogun ekonomik dhe financiar të nivelit të lartë, të nxisin tregtinë dhe investimet dhe të forcojnë bashkëpunimin në bujqësi, naftë, gaz dhe energji të gjelbër.

Kanadaja fillimisht do të lejojë deri në 49,000 automjete elektrike kineze me një tarifë prej 6.1% sipas kushteve të kombit më të favorizuar, tha Carney pas bisedimeve me udhëheqësit kinezë, përfshirë Presidentin Xi Jinping.

Pas marrëveshjes menjëherë ka ardhur reagimi amerikan. Zyrtarët e administratës Trump thanë e Kanadaja do të pendohej për vendimin e saj.

"Mendoj se ata do ta kujtojnë këtë vendim dhe me siguri do të pendohen që kanë sjellë makina kineze në tregun e tyre", tha Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, në një aktivitet me zyrtarë të tjerë qeveritarë në një fabrikë të Ford në Ohajo, për të mbështetur përpjekjet për t'i bërë automjetet më të përballueshme.

Ndërkohë përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer, tha se numri i kufizuar i automjeteve nuk do të ndikojë në kompanitë amerikane të makinave që eksportojnë makina në Kanada.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat