Bota Postuar më 31 Janar 2026, 11:17

Kanada, Industria e aviacionit nën presionin e SHBA - Presidenti Trump: Tarifë importi 50% dhe decertifikim i avionëve

Nga Lidion Kulla

Kanada, Industria e aviacionit nën presionin e SHBA - Presidenti Trump:

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk do të pranojë certifikimin e avionëve kanadezë, Bombardier Global Express duke kërcënuar kështu me tarifa importi prej 50% për të gjithë avionët e prodhuar në Kanada, për shkak të vonesave në certifikimin e avionëve të prodhuar nga rivali amerikan Gulfstream.

“Nëse për ndonjë arsye, ky gabim nuk korrigjohet menjëherë, unë do të ngarkoj një tarifë prej 50% për çdo avion të shitur në Amerikë”, tha Trump në një postim në Truth Social. Deklarata e tij erdhi si pasojë e tensioneve midis dy shteteve, pasi kryeministri kanadez Mark Carney, u bëri thirrje kombeve të ndryshme të pranojnë fundin e rendit global, bazuar në rregullat e SHBA.

Ky kërcënim, nëse zbatohet, do të ketë influencë negative tek transportuesit amerikanë si American Airlines dhe Delta Air Lines, të cilët kanë si pjesë të flotës së tyre, shumë avionë kanadezë.

Kompania statistikore, Cirium tha se rezultojnë 150 avionë Global Express aktivë, të regjistruar në SHBA dhe 5,425 avionë kanadezë të llojeve të ndryshme, të regjistruar në SHBA.

Bombardier, me seli në Montreal, tha se e kishte marrë parasysh deklaratën e Trump dhe ishte në kontakt me qeverinë kanadeze. “Shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, për të shmangur rreziqet në trafikun ajror dhe konsumatorin”, deklaroi kompania.

Zyrtarët e linjave ajrore thanë se nëse SHBA nuk do të pranojë çertifikimin e avionëve për arsye ekonomike, kjo do t'u jepte vendeve të tjera një armë të fuqishme duke vendosur në rrezik të gjithë sistemin e aviacionit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat