Bota Postuar më 10 Mars 2025, 09:51

Kanada, Carney fiton garën për kryeministër - Ish-kreu i Bankës Qendrore do të zëvendësojë Trudeau

Nga Kristi Ceta

Kanada, Carney fiton garën për kryeministër - Ish-kreu i

Ish-bankieri qendror Mark Carney fitoi garën për t'u bërë lider i Partisë Liberale në pushtet në Kanada dhe do të pasojë Justin Trudeau si kryeministër, treguan rezultatet zyrtare.

Carney do të marrë drejtimin në një periudhë të trazuar për vendin, që është në mes të një lufte tregtare me aleatin e vjetër të Shteteve të Bashkuara dhe duhet të mbajë zgjedhje të përgjithshme së shpejti.

Në moshën 59-vjeçare, Carney mori 86% të votave duke mposhtur ish-ministren e financave Chrystia Freeland në një garë në të cilën votuan pak më pak se 152,000 anëtarë të partisë.

"Dikush po përpiqet të dobësojë ekonominë tonë," tha Carney, duke iu referuar persidentit amerikan Donald Trump. "Ai po sulmon punëtorët, familjet dhe bizneset kanadeze. Ne nuk mund ta lëmë të ketë sukses."

Trudeau njoftoi në janar se do të tërhiqej pas më shumë se nëntë vjetësh në pushtet, pasi mbështetja e tij ra ndjeshëm, duke e detyruar Partinë Liberale ta zëvendësojë atë.

"Mos bëni gabim, ky është një moment që përcakton kombin. Demokracia nuk është e dhënë. Liria nuk është e dhënë. As Kanadaja nuk është e dhënë," tha Trudeau.

Carney, një fillestar në sektorin politik, argumentoi se ai ishte më i miri për të ringjallur partinë dhe për të mbikëqyrur negociatat tregtare me Trump, i cili po kërcënon tarifa shtesë që mund të gjymtojnë ekonominë e Kanadasë, që varet nga eksporti.

Trudeau ka vendosur tarifa hakmarrëse me vlerë 30 miliardë dollarë ndaj Shteteve të Bashkuara në përgjigje të tarifave që Trump vendosi në Kanada. “Qeveria ime do të mbajë tarifat tona derisa amerikanët të na tregojnë respekt”, tha Carney.

Fitorja e Carney shënon herën e parë që një person pa sfond të vërtetë politik bëhet kryeministër kanadez. Ai ka thënë se përvoja e tij si personi i parë që shërbeu si guvernator i dy bankave qendrore të G7, Kanadasë dhe Anglisë, nënkuptonte se ai ishte kandidati më i mirë për t'u përballur me Trump.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 91.3 lekë dhe është shitur me 92.2 lekë duke e nisur javën në kuota të luhatura sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat