Bota Postuar më 25 Dhjetor 2024, 12:30

Japonia do të ulë emetimet me 60% në 2035 - Objektivi final është arritja e emetimeve zero neto deri në 2050

Nga Kristi Ceta

Japonia do të ulë emetimet me 60% në 2035 - Objektivi final

Japonia finalizoi një plan për të ulur emetimet e gazeve serrë me 60% deri në 2035, në raport me nivelet e vitit 2013. Objektivi për 2030 reflekton një reduktim prej 46%.

Në nëntor, ministritë japoneze zbuluan një projekt-plan që synon një reduktim prej 60% të emetimeve deri në vitin fiskal 2035 dhe 73% deri në vitin 2040, bazuar në një trajektore ku objektivi final është arritja e emetimeve zero neto deri në 2050.

Objektivi i propozuar nxiti thirrje për shkurtime më të thella nga ambientalistët dhe politikanët, të cilët argumentojnë se është i pamjaftueshëm për emetuesin e pestë më të madh të karbonit në botë, që mbetet shumë i varur nga lëndët djegëse fosile.

Aktivistët e klimës thonë se objektivi është më pak se reduktimi i rekomanduar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale. Paneli thekson se emetimet globale duhet të ulen me 66% nga nivelet e vitit 2013 për Japoninë.

Pavarësisht kritikave të forta, një takim i përbashkët i paneleve të ekspertëve nga të dyja ministritë miratoi projekt-objektivin e klimës, i cili thekson rëndësinë e balancimit të rritjes ekonomike, sigurisë së energjisë dhe përpjekjeve për dekarbonizimin.

Si pjesë e procesit ndërkombëtar për të luftuar ngrohjen globale, Japonia planifikon të paraqesë objektivin e rishikuar, të njohur si Kontributi i Përcaktuar Kombëtar, në Kombet e Bashkuara në shkurt, pas një konsultimi publik.

Sipas marrëveshjes së Parisit, vendet duhet të dorëzojnë plane të reja dhe më të forta veprimi për klimën në Konventën Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike deri në shkurt. Këto plane duhet të përputhen me qëllimin global për të kufizuar rritjen e temperaturës në 1.5C.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......