Japonia do të shesë armë - Vendimi historik i qeverisë pas Luftës së Dytë botërore për heqjen e kufiizmeve

Japonia publikoi rishikimin më të madh të rregullave të eksportit të mbrojtjes në dekada, duke hequr kufizimet në shitjet e armëve jashtë vendit dhe hapur rrugën për eksportet e anijeve luftarake, raketave dhe armëve të tjera. Masa që synon forcimin e bazës industriale të mbrojtjes së Japonisë shënon një hap tjetër larg kufizimeve pacifiste që kanë formësuar politikën e saj të sigurisë pas luftës.
Luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme po e tendosin gjithashtu prodhimin e armëve amerikane, duke zgjeruar mundësitë për Japoninë. Në të njëjtën kohë, aleatët e SHBA-së në Evropë dhe Azi po kërkojnë të diversifikojnë furnizimin, pasi angazhimet e Uashingtonit për sigurinë duken më pak të sigurta nën Presidentin Donald Trump.
Zyrtarë dhe diplomatë japonezë kanë thënë se vende të tilla që nga Polonia, deri në Filipine po eksplorojnë mundësitë e prokurimit, ndërsa modernizojnë forcat e tyre ushtarake. Një nga marrëveshjet e para mund të jetë eksporti i anijeve luftarake në Filipine.
Ndryshimet e miratuara nga qeveria e Kryeministres Sanae Takaichi heqin pesë kategori eksporti që kishin kufizuar shumicën e eksporteve ushtarake në pajisje shpëtimi, transporti, paralajmërimi, mbikëqyrjeje dhe pastrimi nga minat.
Japonia do të mbajë në fuqi tre parime eksporti që e angazhojnë atë për shqyrtim të rreptë, kontroll mbi transfertat në vendet e treta dhe ndalim të shitjeve në vendet e përfshira në konflikt. Por në një prezantim që përshkruan ndryshimet, qeveria tha se mund të bëhen përjashtime kur konsiderohen të nevojshme për sigurinë kombëtare.
Kostot e fluturimeve shtohen me 100 dollarë - Shkak, rritja e karburantit si rrjedhojë e luftës në Iran
Ndërprerja e furnizimeve globale me naftë nga lufta në Iran i ka shtuar çmimit të fluturimeve të gjata nga Evropa me më shumë se 100 dollarë, një kosto që......
Biokarburantet rikthehen në modë - Lufta në Iran shkakton rritje të çmimit të naftës
Çmimet në rritje të naftës pas luftës SHBA-Izrael kundër Iranit po nxisin kërkesën e re për biokarburante. Konflikti ka ndërprerë rreth 20% të furnizimeve......
OBP kursen 40 milionë euro për buxhetin e shtetit në dy vite funksionim
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur t’i kursejë Buxhetit të Shtetit 40 milionë euro gjatë dy viteve të funksionimit të tij. Në këtë mënyrë,......
Paketa e Maleve, Rama: Potenciali i Shqipërisë për të ardhura nga turizmi, ende shumë i pashfrytëzuar
Kryeministri Rama zhvilloi një takim informues me sipërmarrës të agroturizmit, në kuadër të angazhimit të qeverisë për të mbështetur zhvillimin e këtij......
Ibrahimaj: Siguria juridike e pronës, thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e investimeve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, njëkohësisht Kryetare e Këshillit të Investimeve, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës së Këshillit të......
88 milionë euro të ardhura nga pagat dhe qiratë - Mars 2026, tejkalohet plani me 24%. Ndikim, referencat në disa sektorë
Qytetarët shqiptarë kanë paguar rreth 8.8 miliardë lekë apo 88 milionë euro tatim mbi të ardhurat personale gjatë muajit mars 2026, të ardhura që burojnë......
Kontratat e mbështetjes për prodhuesit e energjisë - ERE: Tregu nuk është gati për t’i konvertuar në kontrata për diferencë
Vlerësimi periodik i funksionimit të Tregut të Ditës në Avancë tregon se tregu shqiptar nuk është mjaftueshëm i zhvilluar për të prodhuar një çmim reference......
Importi i perimeve, pranë rekordit në mars/ Mbi 9.2 mijë ton në një muaj, çmimi mesatar i importit rreth 56.7 lekë/kg
Importi i perimeve në vend arriti një nga nivelet më të larta historike gjatë muajit mars, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të furnizimeve nga jashtë......


