Izraeli sulmon Damaskun, bombardon Pallatin Presidencial dhe Ministrinë e Mbrojtjes
Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore në kryeqytetin sirian, Damask, duke shënjestruar pallatin presidencial dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili kishte paralajmëruar më herët për sulme të rënda nëse forcat siriane nuk tërhiqeshin nga qyteti jugor i Suwaydës.
Sulmet vijnë pas disa ditësh përleshjesh në zonën me shumicë druze të Suwaydës, ku një marrëveshje armëpushimi mes forcave qeveritare siriane dhe grupeve të armatosura druze u prish të martën. Ministria siriane e Mbrojtjes akuzoi milicitë lokale për shkeljen e armëpushimit, duke detyruar ushtrinë siriane të kundërpërgjigjet me armë zjarri.
Në të njëjtën kohë, Izraeli ka rritur ndërhyrjen në konflikt, duke pretenduar se veprimet e tij synojnë mbrojtjen e pakicës fetare druze. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u bëri thirrje qytetarëve druzë të Izraelit të mos kalojnë kufirin me Sirinë dhe e përshkroi situatën në Suwayda si "shumë serioze".
Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve, nga sulmet izraelite ka pasur të paktën një të vrarë dhe 18 të plagosur.
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës në Siri. Në një deklaratë zyrtare, BE dënon sulmet ndaj civilëve dhe bën thirrje për zbatimin e menjëhershëm të armëpushimit të arritur së fundmi, për mbrojtjen e civilëve pa dallim dhe për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes.
“Autoritetet e tranzicionit kanë përgjegjësinë të de-përshkallëzojnë situatën, të rivendosin qetësinë, të garantojnë drejtësi për krimet e kryera dhe të çojnë përpara një proces përfshirës tranzicioni”, thuhet në deklaratën e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm.
Edhe Shtetet e Bashkuara kanë reaguar përmes Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili u shpreh se Uashingtoni është "shumë i shqetësuar" për sulmet izraelite në Siri. “Po flasim me të gjitha palët e përfshira. Duam që luftimet të ndalen,” tha ai.

Vijon aksioni, Rama: Zero tolerancë për tendat e hekurit. Ndëshkime penale për nënpunësit që kanë firmosur
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një prej lejeve dhënë ndaj një biznesi është anuluar, ndërsa paralajmëroi se......

Shqipëria në Forbes - Green Coast Hotel, simbol i një riviere që po zbulohet
Prestigjiozja Forbes i ka kushtuar Shqipërisë një artikull të veçantë, duke e cilësuar si “sekretin më të bukur të Mesdheut”, një vend i nënvlerësuar për......

Punësimi i të huajve: Rreth 86 mijë aplikime deri më sot në e-Albania!
Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson......

Vengu: Qendër Rajonale e Emergjencave Civile në Bushat
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Bushat, ku ish-reparti i ndërlidhjes do të rindërtohet tërësisht për t’u shndërruar në Qendrën Rajonale të......

Certifikimi global GAP i produkteve/ AZHBR: Financim 50% i kostove për fermerët!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, publikoi listën e 25 përfituesve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025, për masën 7: Implementimi dhe......

Ethet e Nilit Perëndimor “mbërrijnë” në Itali - Një rast në kryeqytet dhe dy raste të dyshuara në Latina
Rasti i parë i Etheve të Nilit Perëndimor është konfirmuar në Itali dhe dy raste të tjera të dyshuara po presin ende hetime të mëtejshme. Infeksioni i një......

Ekskluzive/ Cilat janë subjekte në “shënjestër” për faturat? - Binaj: Aksioni do të shtrihet në të gjithë vendin, synohet rritja e sigurisë ushqimore
Administrata tatimore ka nisur një aksion në terren për t’u siguruar që të gjitha produktet bujqësore dhe blegtorale në vend, të blihen me faturë. Në një......

Ndërhyrje në Tunelin e Krrabës - ARRSH bën gati tenderin, ka deformim rruge në të dy tubat
Tuneli i Krrabës, në autostradën Tiranë - Elbasan do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve për riparimin e defekteve në dyshemenë e tij. Autoriteti Rrugor Shqiptar e......