Izraeli dhe Irani vijojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit - OKB, mbledhje urgjente. Bën thirrje për zgjidhje diplomatike
Izraeli dhe Irani vazhduan të sulmojnë njëri-tjetrin me raketa dhe avionë gjatë natës, deri në mëngjesin e së shtunës, me sirenat që u dëgjuan në të gjithë Izraelin, përfshirë Tel Avivin dhe Jerusalemin, ndërsa qytetarëve iu bë thirrje të kërkonin strehim.
Të paktën tre persona u vranë në Izrael dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Teherani zyrtar tha se sulmet kundër Izraelit do të vazhdojnë, ndërsa objektivat do të zgjerohen edhe në bazat amerikane në rajon, raportoi Reuters duke cituar komentet e bëra nga zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë për agjencinë e lajmeve Fars të Iranit. Ndërkohë, dronët, raketat dhe avionët luftarakë mund të dëgjoheshin në Teheran, ndërsa Irani aktivizoi mbrojtjen e vet ajrore.
Ushtria amerikane po ndihmon Izraelin në rrëzimin e raketave dhe predhave iraniane, njoftuan zyrtarët amerikanë. Pentagoni kohët e fundit kishte zhvendosur asete ushtarake në rajon, përpara sulmit fillestar të Izraelit. Asetet përfshijnë shkatërrues të Marinës Amerikane që ishin pozicionuar pranë brigjeve të Izraelit për të asgjesuar kundërsulmet ajrore nga Irani. Shtetet e Bashkuara përdorën gjithashtu interceptorë me bazë tokësore, duke përfshirë THAAD dhe Patriot.
Uashingtoni ka këmbëngulur se ushtria amerikane nuk është përfshirë në “veprimin unilateral” të Izraelit. Por Presidenti, Donald Trump tha për “Wall Street Journal” se SHBA ishte në dijeni të planit të Tel Avivit. Ndërkohë, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi një zjarr në Aeroportin Ndërkombëtar Mehrabad të Teheranit, por pa thënë më shumë detaje.
Sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj centraleve bërthamore iraniane vranë 78 persona dhe plagosën më shumë se 320 të tjerë, tha ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara. Sulmet vranë gjeneralë dhe shkencëtarë, por ambasadori deklaroi përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së se shumica e viktimave ishin civilë.
Ambasadori foli menjëherë pas breshërisë së parë të raketave me rreze të gjatë veprimi që u lëshuan nga Irani dhe kishin objektiv Tel Avivin, ku u plagosën të paktën 34 persona, sipas shërbimit të ndihmës mjekësore izraelite. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i kërkoi Izraelit dhe Iranit të ndalojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit dhe bëri thirrje për zgjidhje diplomatike.

Hekurudhat shqiptare, BE rrit mbështetjen - 700,000 euro për përafrimin e legjislacionit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale
Bashkimi Evropian do të ofrojë 700,000 euro për të mbështetur linjëzimin e sistemit hekurudhor shqiptar me standardet evropiane, forcimin e institucioneve......

Italia planifikon revolucionin në Serie A - Synon të heqë kufizimet për shitjen e të drejtave televizive
Italia planifikon të heqë rregullin që e pengon kampionatin e futbollit Serie A t’ia shesë të drejtat televizive një blerësi të vetëm. Një projektligj i......

“Paradoks” demografik në Kroaci - Vendi regjistron më shumë persona të siguruar se banorë!
Një paradoks demografik, me dimensione të rëndësishme politike dhe ekonomike, është zbuluar ditët e fundit në Kroaci. Ndërsa sipas të dhënave të fundit nga......

Si rankohen bashkitë sipas performancës? - Raporti/ Korça, e para. Dibra, Elbasani dhe Berati, në rënie
Bashkitë në vend përgjatë gjithë vitit janë edhe në një “garë” të padukshme për performancën më të mirë. Por cila nga ato ka kryesuar? Raporti i auditimit i......

Rritet energjia diellore - Hyrja e centraleve në prodhim, në janar-prill gjeneruan 6.6% të totalit
Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike pësoi rritje gjatë 4-mujorit të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të......

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat - Në katër muaj, buxheti i shtetit përfitoi 21 milionë lekë
Në katër mujorin e parë të këtij viti, në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë adresuar 307 ankesa nga operatorët ekonomikë. Ndërkohë, që në prill, janë......

5 shqiptarë në Izrael, në gjendje të mirë – Ministria e Jashtme: Ambasada, në kontakt të vazhdueshëm me ta
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e......

Mbi 2500 bursa për arsimin profesional - Cilat janë kategoritë që përfitojnë?
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëri me dije se, regjistrimet në arsimin profesional do......